Skip to main content
llogari kursimi

Fillo të ndërtosh të ardhmen tënde

Hap një llogari kursimi që rritet çdo ditë, me fleksibilitet të plotë dhe pa kufizime.

  • Depozito sa herë të duash
  • Tërhiq paratë kur të duash
  • Pa bllokime, pa penalitete

Fito interes mbi kursimet e tua, i llogaritur çdo ditë dhe i paguar çdo muaj, duke të ndihmuar të rrisësh vlerën e fondeve në mënyrë të qëndrueshme.

Kujdes! Informohu plotësisht përpara se të vendosësh.

llogari kursimi

Hap llogarinë e kursimit sot dhe rrit vlerën e parave të tua, çdo ditë

Nuk ka rëndësi me sa fillon. Ajo që ka rëndësi është të fillosh. Me llogarinë e kursimit, çdo hap i vogël sot është një hap më afër qëllimeve të tua nesër. Llogaria e kursimit në Raiffeisen Bank është mënyra më e thjeshtë për të ndërtuar një të ardhme më të sigurt. Depozito kur të duash, në shumën që dëshiron, dhe shiko si kursimet e tua rriten gradualisht.

llogari kursimi

Pse të zgjedhësh llogarinë e kursimit?

Interesi llogaritet çdo ditë dhe paguhet çdo muaj, duke të ndihmuar të ndërtosh vlerë reale me kalimin e kohës. Kursimet e tua nuk qëndrojnë thjesht në vend. Ato rriten çdo ditë.

Karakteristikat kryesore të llogarisë të kursimit:

Valuta që dëshiron

Llogari kursimi në EUR, USD, CHF, dhe GBP. Zgjidh monedhën që i përshtatet më mirë planeve të tua financiare.

100% fleksibilitet, 0% kufizime

Nuk ke nevojë te bllokosh paratë tua. Depozito dhe tërhiq paratë sipas dëshirës, pa kufizime dhe në çdo kohë.

Pa limite depozitimi

Nuk ka minimum. Nuk ka maksimum. Çdo shumë që kursen, sado të jetë, fillon të punojë për ty.

Pse është e rëndësishme të kursejmë

Kursimi i parave është më shumë sesa thjesht kursimi i parave shtesë; ka të bëjë me krijimin e një rrjeti sigurie financiare dhe përgatitjen për të ardhmen. Më poshtë gjeni disa arsye pse është i rëndësishëm zhvillimi i praktikës së kursimit:

Të duhet ndihmë në gjetjen e zgjidhjes së duhur financiare?

Këshilluesit tanë janë këtu për t’iu përgjigjur pyetjeve të tua.

Këshillohu në degë

Ekspertët tanë janë të gatshëm të diskutojnë me ju në degët tona.

Kontakto qendrën tonë të kontaktit

Nga çdo rrjet celular pa pagesë.

Konsultohu me ekspertët tanë të investimeve

Telefono ekspertë tanë të investimeve dhe disktuto nevojat dhe shqetësimet e tua ose na dërgo një email.

Pse Raiffeisen?

Ka një numër të konsiderueshëm arsyesh pse Raiffeisen është partneri i duhur. Këto janë përparësitë kryesore për ty:

Je ne duar të sigurta

Raiffeisen Bank është pjesë e Grupit RBI – një grup bankar i mirëpozicionuar dhe fitues çmimesh në Europën Qendrore dhe Lindore.

Ne kemi ekspertizë dhe eksperiencë

Përfito nga ekspertiza dhe përvoja e këshilluesve tanë, e njohur ndërkombëtarisht.

Ne jemi banka më e rekomanduar

Ne krenohemi që jemi banka më e rekomanduar me NPS më të lartë (Rezultati i Promovimit Neto) në vend.