Siguria e kartave

​Ne ju ofrojmë sigurinë në kartat tuaja. Ju mbroni kartën tuaj.

Raiffeisen Bank bën përpjekjet maksimale për të rritur sigurinë e përdorimit te kartave tuaja plastike. Gjithsesi mbrojtja e plotë është e pamundur pa pjesëmarrjen dhe respektimin tuaj të disa rregullave.

  • Sapo të merrni në dorëzim kartën nënshkruani menjëherë në pjesën e pasme të saj për të zvogëluar riskun e përdorimit të kartës pa lejen tuaj në rast humbjeje të kartës.
  • Mos i lini kartat tuaja në vende të pasigurta dhe mos ja jepni askujt ato.
  • Asnjëherë mos e mbani kartën dhe PIN në të njëjtin vend.
  • Krijo PIN të sigurt dhe ndryshojeni atë sa më shpesh të jetë e mundur. Mos përdorni kode të cilat mund të gjenden lehtësisht nga mashtruesit (psh, 1111, 1234, etj).
  • Mbani të numra të telefonit dhe adresës së bankës në mënyrë që të raportoni menjëherë humbjen e kartave apo veprimet mashtruese.
  • Copëtoni ose prisni kartat e vjetra në vendin e numrit/chipit përpara se t’i hidhni.
  • Kontrolloni rregullisht aktivitetin financiar të secilës prej llogarive tuaja bankare.
  • Njoftoni bankën kur ndryshoni adresë ose të dhënat personale.
  • Raportoni menjëherë çdo transaksion të dyshimtë duke telefonuar bankën.
  • Kini vëmendjen te karta gjatë një transaksioni POS (ne dyqane, restorant, etj.) dhe merreni atë menjëherë sapo transaksioni të përfundojë.
  • Mos i lini kartat tuaja në vende të pasigurta (makinë, punë etj.).
  • Mos ja lini askujt kartat tuaja. Në rast se dyshoni se PIN-i juaj njihet nga persona të paautorizuar njoftoni menjëherë Bankën ose ndryshojeni menjehere ate.

Përdorim i sigurt i kartës në bankomat ATM – Zvogëloni riskun në ATM

Përdorimi i kartës në bankomat është një mënyrë komode dhe e thjeshtë për të marrë paratë. Sigurohuni që e bëni në mënyrën e duhur.

  • Para përdorimit të ATM, kontrolloni për prani të ndonjë pajisje të huaj, të vendosur mbi tastierën e ATM apo mbi lexuesin e kartës. Në rast se keni dyshime, mos e përdorni ATM-në dhe informoni menjëherë Bankën në numrat e kontaktit.
  • Ruani PIN-in tuaj nga të tjerët, ndërkohë që e vendosni në ATM.
  • Në rast se dyshoni se PIN-i juaj mund të jetë kompromentuar, njoftoni menjëherë Bankën dhe ndryshoni sa më shpejt PIN në ATM më të afërt.
  • Kur përdorni një bankomat të vendosur në hyrje të degës (në zonën e vetshërbimit që aksesohet me kartë) shmangni hyrjen me persona të panjohur.
  • Jini te kujdesshem nese dikush ofrohet t’ju ndihmoje ose udhezoje dhe mos lejoni nderhyje gjate kryerjes se transaksionit tuaj.
  • Nëse karta juaj bankare mbahet nga ATM, telefononi Bankën ose paraqituni në degën më të afërt.

Këshilla për blerjet në Internet

  • Sigurohuni që po përdorni një website të sigurt përpara se të kryeni pagesa përmes Internetit.
  • Kontrolloni për një ikonë dryni në “status bar” të web-browser-it tuaj apo per “https/...” në adresën e faqes web ku po kryeni blerjen. Këto detaje tregojnë se website përdor teknologji enkriptimi kur transmeton të dhëna personale.
  • Asnjëherë mos pranoni rekomandime ose këshilla nga palët e treta gjatë përdorimit të kartave.
  • Kontrolloni për shenja që website i mbron të dhënat tuaja.
  • Përdorni një filtër që ju paralajmëron faqet e internetit të dyshimta
  • Sigurohuni të kryeni blerje në tregtarë të pajisur me shërbimin 3D Secure. Kur bleni në këta tregtarë në Internet, sigurohuni që faqja e verifikimit të transaksionit  mban logon e VISA ose MasterCard dhe Raiffeisen Bank.
  • Bëni gjithmonë “log-out” nga faqja e tregtarit pas kryerjes së transaksionit të blerjes.
  • Mos u përgjigjni e-mail-eve/ telefonatave që ju kërkojnë të dhëna personale.
  • Evitoni përdorimin e numrit të kartës suaj apo të dhëna të tjera (skadenca, numri i sigurisë) në një kompjuter publik.

Këshilla për blerjet në POS

  • Përdorni dorën tuaj për të fshehur PIN nga vëzhgimi kur po kryeni një transaksion në POS.
  • Mos e lini asnjëherë kartën jashtë vështrimit tuaj gjate një blerjeje në POS.  
  • Sigurohuni që karta të kalohet vetëm një herë.

Rifreskoni numrin e telefonit të regjistruar në Bankë

Në rast se nuk e dispononi apo përdoni më numrin e regjistruar në sistemet e bankës paraqituni në degën më të afërt për të kryer ndryshimin.

Nëse karta ka humbur, është vjedhur, ose dyshohet për përdorim të paautorizuar

Në çdo rast mashtrimi apo përpjekje për mashtrim, Raiffeisen Bank bën hetime si dhe bashkëpunon me autoritetet përkatëse ligjore për të gjetur mashtruesit dhe për të parandaluar apo zvogëluar dëmtimin.

Nëse karta juaj ka humbur, është vjedhur ose ju dyshoni për përdorim të paautorizuar të saj, ne ju rekomandojmë që të informoni bankën këtë menjëherë duke telefonuar në numrat: 0800 ose 00355 4 222 7262.