Kartat e debitit në Raiffeisen Youth
Zgjidh kartën që të përshtatet më shumë, Visa apo Mastercard dhe paguaj kudo pa kosto shtesë.
Raiffeisen Youth Apliko për kartë tënde
Si përdorues i Raiffeisen Youth, ti ke mundësinë të aplikosh për një kartë debiti Visa ose Mastercard, sipas preferencës tënde. Këto karta janë menduar për ty që kërkon liri, siguri dhe komoditet në çdo pagesë të përditshme, duke të dhënë kontroll të plotë mbi financat e tua.
Me kartat e debitit nga Raiffeisen Youth, ti përfiton më shumë transparencë, zero kosto të fshehura dhe një eksperiencë bankingu të përshtatur për stilin tënd të jetesës.
0 komision mirëmbajtjeje
Karta jote nuk ka asnjë tarifë mujore.
0 tarifa shtesë për blerje
Si brenda ashtu edhe jashtë vendit.
Përdorim kudo
Në çdo dyqan fizik apo online ku pranohen Visa/Mastercard.
Transparencë e plotë
Çdo transaksion që kryen me kartë shfaqet menjëherë në kohë reale, në mënyrë që të kesh një pasqyrë të qartë të shpenzimeve.
Menaxhim i thjeshtë dhe i shpejtë
Gjithçka bëhet nga aplikacioni Raiffeisen Youth, i krijuar posaçërisht për të rinjtë, që të kesh gjithmonë në dorë informacionin mbi balancën dhe lëvizjet e tua.
Raiffeisen Youth Kartat VISA
Apliko thjesht në “Raiffeisen Youth” për Kartën tënde VISA:
Raiffeisen Youth Kartat Mastercard
Apliko thjesht në “Raiffeisen Youth” për Kartën tënde Mastercard:
iPhone yt tani është karta jote Raiffeisen
Apple Pay është një mënyrë e thjeshtë, e sigurt dhe private për të përdorur kartën tënde Raiffeisen si individ, Mastercard dhe Visa, në të gjitha pajisjet e tua Apple. Ju mund të shtoni kartat tuaja të Raiffeisen Youth në Apple Pay:
Mënyra Manuale:
- Hapni aplikacionin Apple Wallet në iPhone-in tuaj.
- Klikoni butonin Shto (+) në anën e djathtë lart.
- Skanoni kartën tuaj të debitit ose kreditit (ose shkruani të dhënat manualisht).
- Ndiqni hapat në ekran për të shtuar kartën dhe pranoni kushtet.
- Pasi të përfundoni, karta do të shfaqet në Wallet dhe do të mund ta përdorni me Apple Pay.