Skip to main content

Kushtet e Punës për Ofrimin e Shërbimit “Bankieri Online“

Ju lutemi lexoni me kujdes këto kushte të punës ("Kushtet") përpara se të përdorni shërbimin Bankieri Online ("Shërbimi"), pasi duke përdorur Shërbimin, ju pranoni të zbatoni këto Kushte Pune.

Nëse nuk pajtoheni me ndonjë pjesë të kushteve dhe nuk konfirmoni pranimin e tyre, nuk mund ta përdorni këtë shërbim.

I. PËRKUFIZIMET

Termat e përdorur në këto Kushte të Përgjithshme kanë kuptimin si më
poshtë:

“Bankieri Online” është platforma / aplikacioni i shërbimit elektronik që mundëson komunikimin ndërmjet Klientit dhe Raiffeisen Bank,nëpërmjet dërgimit të mesazheve, thirrjeve audio dhe video, shfaqjes së ekranit tek anëtaret e tjerë të lejuar të grupit, si dhe nëpërmjet veprimeve dhe komunikimeve të tjera që mundësohen ose do të mundësohen në të ardhmen nga Bankieri Online, me qëllim paraqitjen e kërkesave të ndryshme nga ana e klientit, marrjen e informacionit apo sqarimeve të nevojshme në lidhje me kushtet e ofrimit të produkteve dhe shërbimeve të ndryshme bankare, dërgimin e dokumenteve që mund t’i  kërkohen klientit, etj.

“Raiffeisen Bank sh.a ose RBAL ose Banka” i referohet Bankës Raiffeisen në Shqiperi me adresë zyrtare në Rr Kavajes, Tirane, Shqiperi dhe NUIS J61911005B.

“Klient” - i referohet klientit të Raiffiesen Bank sh.a., i cili ka hyrë (loguar) në Bankieri Online nëpërmjet Raiffeisen ON dhe ka dhënë pëlqimin e nevojshëm për të përfituar shërbimin.

“Raiffeisen On" është një platformë digjitale ofruar nga Raiffeisen Bank, e cila lejon klientët e saj të menaxhojnë llogaritë dhe financat e tyre në mënyrë të lehtë dhe të sigurt përmes internetit.

“Pajisja e Klientit” - nënkupton të gjitha aparaturat dhe pajisjet e përshtatshme, programet kompjuterike software (duke përfshirë të gjitha programet e shkarkuara), kanalet e komunikimit (duke përfshirë kanalet publike të komunikimit) dhe pajisjet e aparatit celular, tablet, laptop, PC.

“Elementët e sigurisë” - nënkupton fjalëkalimin sekret të cilin Klienti duhet të vendosë me rastin e regjistrimit dhe instalimit të Raiffeisen ON. Ky fjalëkalim do të kërkohet për çdo hyrje në Raiffeisen ON / Bankieri Online. Nëse pajisja e Klientit e mundëson, mbas regjistrimit fillestar, Klienti mund të zëvendësojë fjalëkalimin sekret me sisteme biometrike të pajisjes si p.sh. gjurmën e gishtit (digital fingerprint) ose imazhin e fytyrës (facial image) të Klientit.

“Vendndodhja” - nënkupton dhënien e aksesit të vendndodhjes së klientit përmes Bankieri Online , për përdorimin e veçorive specifike të shërbimit, duke përfshire por jo kufizuar në:
vendndodhjen e ATM-së së Bankës, vendndodhjen e Degëve të Bankës etj. 

II. DISPOZITAT E PËRGJITHSHME

2.1 Shërbimi Bankieri Online mund të perdoret nga çdo Klient i cili ka hyrë (loguar) nëpërmjet aplikacionit Raiffeisen ON dhe ka dhënë pëlqimin e nevojshëm për të përfituar sherbimin.

2.2 Me pranimin e këtyre kushteve të punës, Klienti deklaron se Banka e ka pajisur atë me të gjithë informacionin e duhur referuar këtij shërbimi.

2.3 Nëpërmjet platformes Bankieri Online ofrohet një gamë e caktuar shërbimesh, për të cilat Banka gëzon të drejten për t’i ndryshuar në çdo kohë, pa ndonjë miratim specifik paraprak nga ana e Klientit. Çdo ndryshim apo shtojcë e bërë në këtë shërbim do t’i komunikohen Klientit nëpërmjet postës elektronike, SMS, publikimit në faqen zyrtare të Bankës dhe nëpërmjet vetë aplikacionit ose postës direkte, sipas diskrecionit të vetë Bankës.

2.4 Banka nuk do te konsiderohet përgjegjëse për ndonjë dëm të mundshëm që rezulton ose ka të bëjë me defektet teknike të çfarëdo lloji apo natyre, ndërprerjet e linjës, duke përfshirë por pa u kufizuar në operatorët e shërbimeve celulare apo/dhe furnizuesit privat të rrjetit etj. Klienti do të mbajë vetë përgjegjësinë referuar rrezikut të defekteve në pajisjet fizike hardware ose programet kompjuterike software të vetë Klientit apo/dhe nga keqpërdorimi i elementëve identifikues të pajisjeve.

III. AKSESI NË PLATFORMËN BANKIERI ONLINE.

3.1 Klienti mund të aksesojë ne platformën Bankieri Online duke klikuar ikonën që gjendet në aplikacionin Raiffeisen ON dhe pranuar Kushtet e Punës.

IV. PËRDORIMI I SIGURT I BANKIERI ONLINE.

4.1 Klientit do t’i kërkohet të hyjë ne aplikacionin Raiffeisen ON me fjalëkalimin sekret, për hyrje në Bankieri Online sa herë që dëshiron të përdorë sherbimin. Klienti gjithashtu mund të logohet nëpërmjet shenjes se gishtit dhe identifikimit te fytyres.

4.2 Klienti i pranon elementët e sigurisë së aplikacionit Raiffeisen ON si një provë ekskluzive e identitetit të tij gjatë përdorimit të shërbimit të Bankieri Online, pa pasur të drejtën që t’i mohojë ato në të ardhmen. Me përdorimin e elementëve të sigurisë, mundësia e përfaqësimit të rremë nuk ekziston, që nënkupton se është garantuar autentifikimi i besueshem i Klientit.

4.3 Çfarëdo apo të gjitha dëmet e mundshme financiare, humbja e reputacionit apo emrit të mirë si rezultat i veprimeve mashtruese dhe / ose sjelljes neglizhente të Klientit gjatë kryerjes së shërbimeve në Bankieri Online, do të përballohen ekskluzivisht nga Klienti. Në këtë aspekt, Klienti kupton se kjo përgjegjësi nuk do të kufizohet as në ato raste kur elementët e sigurisë i janë bërë me dije te tretëve për shkak se Klienti dështon në ruajtjen e elementëve të caktuar të sigurisë sipas udhëzimeve të Bankës të listuara më poshtë.

4.4 Klienti duhet të ndërmarrë hapa të arsyeshëm për të ruajtur sigurinë e elementëve të sigurisë dhe fshehtësinë e fjalëkalimeve/kodeve të pajisjes dhe për të përdorur shërbimin në mënyrë të sigurtë me qëllim parandalimin e mashtrimit ose abuzimit. Veçanërisht, Klienti duhet të marrë të gjitha masat parandaluese të nevojshme, duke përfshirë, por jo domosdoshmërisht duke u
kufizuar në to.

4.5 Gjatë përdorimit të sherbimit Bankieri Online klienti duhet të sigurohet qe nuk vendos të dhëna sensitive në platformë, përtej informacionit që kërkohet për çdo funksionalitet. Shembuj të informacionit sensitiv janë: numri i kartës së kreditit, numri i llogarisë, numri personal i identifikimit, etj.

4.6 Klienti duhet të mos ia shfaqë të dhënat personale të tilla si: informacioni mbi letërnjoftimin ose pasaportën, adresat ose llogaritë bankare asnjë personi i cili nuk e provon identitetin e tij ose ndonjë faqeje interneti të dyshimtë.

4.7 Klienti duhet të mos lejojë askënd të përdorë pajisjen me anë të së cilës klienti hyn/log-ohet në Bankieri Online. Në rast dyshimi të kompromentimit ose keqpërdorimit të pajisjes me anë të së cilës klienti hyn/kyçet në Bankieri Online, Klienti duhet të kontaktojë menjeherë Bankën për bllokimin e këtij Shërbimi.

4.8 Klienti duhet të mos shkruajë ose regjistrojë fjalëkalimin sekret; të mos lërë elementët e sigurisë pa mbikëqyrje dhe të kryejë dalje të sigurt “Sign-out “, sa herë që largohet nga platforma.

V. TË DREJTAT DHE DETYRIMET E BANKËS

5.1 Banka nuk do të mbajë përgjegjësi për ndonjë çrregullim ose ndërprerje të rrjetit të telekomunikacionit dhe për pasojë ndërprerjes së përkohshme që mund të shkaktohet në aplikacion. Banka ka të drejtën të mirëmbajë rregullisht aplikacionin dhe Klienti do të njoftohet paraprakisht për datën dhe orën e mirëmbjatjes nga ana e Bankës. Gjatë mirëmbajtjes së zakonshme, platforma do të jetë e pamundur për tu aksesuar nga Klienti.

5.2 Banka nuk do të mbajë përgjegjësi për ndonjë dëm ose humbje financiare të drejtëpërdrejtë apo të tërthortë që pëson Klienti si pasojë e papajtueshmërisë apo shkeljes së ndonjë prej dispozitave të këtyre kushteve të punës nga ana e Klientit.

5.3 Banka gëzon të drejtën për të refuzuar kërkesën e Klientit për kontraktimin e shërbimeve bankare digjitale ose të heqë këtë shërbim në çdo kohë, nëse Klienti nuk vepron ose nuk ka vepruar në pajtim me dispozitat Bankare ose ato rregullatore.

5.4 Banka gëzon të drejtën të nderprese sherbimin në rastet si me poshtë:

- Kur Klienti nuk i zbaton këto kushte pune si dhe udhëzimet e Bankës, qe mund t’i jenë komunikuar herë pas here.

- Në rast të mbylljes së të gjitha llogarive bankare të Klientit.

5.5 Përveç sa më siper, Banka gëzon të drejtën të bllokojë menjëherë përdorimin e shërbimit në rast të dyshimit të arsyeshëm se kredencialet e Klientit janë keqpëdorur, ose në rast të njoftimit të hyrjes së paautorizuar në shërbimin Bankieri Online të Klientit.

5.6 Banka detyrohet të pezullojë përkohësisht ose të mbyllë shërbimin, nëse Klienti paraqet një kërkesë për këtë qëllim.

VI. ASISTENCA NDAJ KLIENTIT

6.1 Klienti duhet t‘i raportojë Bankës çdo çeshtje që ka të bëjë me mosfunksionimin e këtij shërbimi, duke komunikuar me e-mail ose me telefon me menaxherin e tij të dedikuar ose nëpërmjet kontakteve të vendosura në faqen zyrtare te bankës.

6.2 Banka është e detyruar të përgjigjet dhe të zgjidhë problemin e krijuar brenda një kohë të arsyeshme dhe gjithashtu të informojë Klientin.

VII. PËRFUNDIMI I SHËRBIMIT

7.1 Banka ka të drejtë të ndërpresë hyrjen e klientit në shërbimin Bankieri Online, në rast shkelje të Kushteve të Punës nga ana e Klientit. Për ndërprerjen e ofrimit të shërbimit, klienti do të njoftohet nëpërmjet platformës Bankieri Online.

7.2 Nëse Klienti dëshiron të ndërpresë përdorimin e Sherbimit Bankieri Online, ka të drejtë ta ndërpresë përdorimin e Shërbimit në çdo kohë dhe të njoftojë Bankën: a) nëpërmjet platformës Bankieri Online ose b) npermjet e-mailit që ka dhënë në bankë për t’u kontaktuar.

VIII. MBROJTJA E TË DHËNAVE PERSONALE

8.1 Banka e konsideron mbrojtjen e privatësisë dhe të të dhënave tuaja personale si çështje shumë të rëndësishme dhe është e përkushtuar të zbatojë kuadrin ligjor në mbrojtje dhe respektim të tyre, ashtu siç edhe përcaktohet në Ligji Nr. 9887 datë 10.03.2008 'Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i cili zevendesohet me Ligjin nr.124/2024 date 19.12.2024 “Per mbrojtjen e te dhenave personale”, si dhe aktet e tjera nënligjore në zbatim të tyre, dhe Rregulloren Europiane për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.  Informacion i detajuar për kategorine e të dhënave që përpunohen, qëllimet, kriteret e përpunimit dhe mbrojtjen e të dhënave personale, gjenden në faqen zyrtare tëBankës, menuja “Mbrojtja e të dhënave personale” në adresën https://www.raiffeisen.al/alb/about/pages/mbrojtja-e-te-dhenave/

Të dhëna personale që përpunohen nga Aplikacioni

8.2 Aplikacioni mbledh dhe përpunon të dhënat personale të përdoruesve, të cilët aksesojnë aplikacionin dhe ndërveprojnë me bankën nëpërmjet tij, informacion që përfshin emër, mbiemër, numri i sigurimeve shoqërore, numri i telefonit, adresë email-i , numri unik i identifikimit në bankë dhe vendndodhja e përdoruesit, në rastin kur ky i fundit zgjedh që të bëjë të ditur vendndodhjen e tij nga Raiffeisen Bank. Banka i mbledh këto të dhëna për të mundësuar një shërbim sa më të mirë dhe një eksperience më të kënaqshme në aplikacion. Përdoruesit e këtij aplikacioni janë përgjegjës personalisht për të gjitha të dhënat e vetëdeklaruara dhe të dorezuara nga ana e tyre. Gjatë përdorimit të aplikacionit, Banka, nuk mban përgjegjësi për saktësinë, vërtetësinë, ligjshmërinë apo përshtatshmërinë e çdo të dhënë apo informacioni të publikuar dhe të dorëzuar nga përdoruesit përmes këtij Aplikacioni. Gjithashtu, përdoruesit mbajnë përgjegjësi personalisht për saktësinë, vërtetësinë, përshtatshmërinë dhe ligjshmërinë e të gjitha informacioneve apo publikimet, nëse ato që mund të konsiderohen si shpifje, abuzive, kërcënuese, të dëmshme apo të pahijshme.

Banka nuk përpunon të dhëna biometrike nga sistemi biometrik i pajisjes celulare të Klientit, të tilla si gjurmët e gishtave digjital dhe imazhin e fytyrës së Klientit (në ato raste kur pajisja e përdorur nga Klienti ka një sistem të tillë biometrik). Këto të dhëna dhe modelet biometrike të lidhura me to janë dhe mbeten të depozituara në pajisjen celulare kur Klienti akseson Aplikacionin dhe i nënshtrohet rregullave të përpunimit, regjistrimit, ruajtjes dhe krahasimit të vendosur dhe komunikuar përmes kësaj pajisje.

Përhapja e të dhënave personale te palë të treta

8.3 Për të përmbushur qëllimet e përpunimit, Banka mund të transferojë të dhënat personale për kategoritë e mëposhtme të marrësve: Subjekti i të Dhënave (në masën që një subjekt i të dhënave ushtron të drejtën e tij të aksesit sipas ligjit në fuqi), përfaqësuesit e Bankës, persona të tjerë fizikë ose juridikë përpunimin e të dhënave personale në emër ose së bashku me Bankën, subjektet brenda Grupit Raiffeisen, partnerët kontraktues të Bankës dhe të njësive të Grupit Raiffeisen, përpunuesit e Bankës në drejtim të përpunimit të të dhënave personale, autoritetit gjyqësor, autoriteteve qëndrore publike, autoriteteve publike locale.

IX. JURIDIKSIONI

9.1 Këto kushte do të interpretohen në përputhje me ligjet në fuqi në Republiken e Shqipërisë. Çdo mosmarrëveshje që mund të lindë nga ose në lidhje me keto kushte do të zgjidhet në menyrë miqësore. Në rast të kundërt, palët kanë të drejtë t’i drejtohen Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

X. NDRYSHIMI I KUSHTEVE TË PUNËS

10.1 Banka rezervon të drejtën të bëjë ndryshime në këto Kushte Pune. Për çdo ndryshim të tyre, Banka do të njoftojë klientin nëpërmjet Platformës Bankieri Online të paktën 15 ditë përpara se ato të bëhen të aplikueshme.

XI. PRANIMI I KUSHTEVE

11.1 Nëpërmjet aprovimit te ketyre kushteve on-line, klienti konfirmon se është njohur me këto kushte pune dhe I ka pranuar ato.

RAIFFEISEN BANK SH.A.