Karta e kreditit Kur thjeshtësia shpërblehet
Apliko për kartë krediti direkt në RaiYouth, zgjidh kartën dhe degën ku dëshiron ta marrësh, dhe firmos dokumentet elektronikisht.
- Aplikim 100% online në RaiYouth
- Firmosje elektronike
Kujdes! Karta e kreditit është një formë huaje. Huamarrja e parave kushton para! Aplikimi dhe miratimi janë subjekt i kritereve të pranueshmërisë, vlerësimit të Bankës.
Më pak procedura, më shumë përfitime.
Një eksperiencë digjitale e krijuar për ta bërë aplikimin tënd sa më të thjeshtë dhe praktik. Zgjidh kartën e kreditit që dëshiron, ndiq hapat në aplikacion dhe përfundo procesin online.
Aplikim online
Nise aplikimin nga seksioni “Kartat” në RaiYouth.
Zgjedhje sipas nevojës
Zgjidh kartën, limitin e disponueshëm dhe degën e marrjes.
Firmosje elektronike
Lexo dokumentet dhe firmosi duke përdorur kodin OTP të
dërguar me SMS.
Për më shumë informacion, shkarkoni Informacionin Parakontraktor për Kartën e Kreditit
Kush mund të aplikojë?
Klientët pagamarrës në Raiffeisen Bank
Klientët që marrin pagën në Raiffeisen Bank mund të aplikojnë për kartë krediti direkt në RaiYouth. Disponueshmëria e aplikimit dhe vendimi përfundimtar varen nga kriteret e pranueshmërisë dhe vlerësimi i Bankës.
Në varësi të profilit, në aplikacion mund të shfaqet një ofertë e miratuar paraprakisht ose aplikimi standard.
Zgjidhni kartën që ju përshtatet më së miri.
Kujdes! Karta e kreditit është një formë huaje. Huamarrja e parave kushton para!
Zbuloni arsye të panumërta për të zgjedhur fuqinë e kartave të kreditit! Raiffeisen Bank ofron disa zgjidhje vetëm për ju:
Pagesa POS & Online pa komision
Pagesa me këste me 0% interes
Proces aplikimi i shpejtë
Për më shumë informacion, shkarkoni Informacionin Parakontraktor për Kartën e Kreditit
Karta e Kreditit Mastercard Standard Bli tani, paguaj më vonë!
Karta e Kreditit Mastercard World Një kartë për të gjitha nevojat!
Pyetjet më të shpeshta
Në këtë pjesë ju do të gjeni pyetjet më të shpeshta rreth Kartave të Kreditit
Ju mund të monitoroni në kohë reale balancën dhe transaksionet e kryera me kartën e kreditit në platformën digjitale Raiffeisen On. Gjithashtu, cdo muaj ju do të merrni në adresën elektronike që keniregjistruar në bankë edhe faturën mujore me veprimet përmbledhëse.
Kini kujdes me rrezet dhe fushat magnetike: Shmangni kontaktin me fushat magnetike (siç janë çelësat magnetikë). Karta juaj gjithashtu nuk duhet të ekspozohet në mënyrë të vazhdueshme pranë paisjeve elektronike, ne menyre te vecante prane telefonave
Ruajtja e duhur: Karta duhet të ruhet ne vende që të mos jetë e përkulur ose të gërvishtet