Skip to main content
Karta Krediti

Kartë Krediti me shlyerje të pjesshme mujore

I ofrohet klientëve një mjet për kryerje pagesash e shoqëruar me një limit kredie që lejon këta të fundit të mos paguajnë balancën e shpenzuar te plotë, por mund të paguajnë një interes financiar mbi balancën e mbetur.

Segmenti i synuar:

Individët që punojnë në Kompanitë Private ose Institucionet Shtetërore me pagat e tyre të depozituara në RBAL sipas marrevëshjes së nënshkruar ndërmjet RBAL dhe punëdhënësit të veçantë. (klientë pagamarrës në Raiffeisen Bank Shqipëri)

Individë që punojnë në Kompanitë Private ose Institucionet Shtetërore me pagat e tyre të depozituara në banka të tjera. (klientë jo-pagamarrës në Raiffeisen Bank Shqipëri, klientë të tjerë me të ardhura të verifikueshme)

Individë që aplikojnë me Depozita Kursimi (klientë të tjerë)

Individë që aplikojnë me të ardhura biznesi (klientë të tjerë) 

Rreziqet që lidhen me përdorimin e kartave të kreditit:

Informacioni parakontraktor i kartës së kreditit

  • Normat e Interesit: Detyrimet e papaguara mund të çojnë në aplikimin e normave të interesit.
  • Komisionet: Kartat e kreditit mund të kenë komisione vjetore, komisione, interesa për pagesa të vonuara si dhe komisione për transaksione të tjera.
  • Ndikimi në regjistrin e kredisë: Pagesat e vonuara mund të ndikojnë negativisht në statusin e Regjistrit të kredisë në Bankën e Shqipërisë.
  • Mashtrimi dhe Vjedhja: Kartat e kreditit mund të jenë subjekt i përdorimit të paautorizuar, megjithatë kartat e Raiffeisen Bank ofrojnë mbrojtje të lartë ndaj mashtrimit.
  • Për më shumë informacion se si të qëndroni të sigurt për blerje online ju lutem akesoni KËTU 

Detaje:

Vlefshmëria e kartës:

60 Muaj

Monedha e kartës:

ALL & €

Komisioni vjetor:

Kartat Mastercard Standard

1,000 Lek / 7€

Segmenti Premium Mastercard Gold

3,000 Lek / 25€

Për të gjithë segmentet Mastercard World

7,000 Lek / 50€

KARTA E KREDITIT

LIMITI

LEK

LIMITI

NORMA E INTERESIT

LEK

NORMA E INTERESIT

NORMA EFEKTIVE E INTERESIT (NEI)

LEK

NORMA EFEKTIVE E INTERESIT (NEI)

Klientë pagamarrës25,000 - 700,000200 - 6,00017%17%19.7%19.4%

Klientë të tjerë me të ardhura të Verifikueshme

25,000 - 700,000200 - 6,00022%22%24.9%21.3%
Individë me Depozita Kursimi25,000 - 2,800,000200 - 24,00016%16%17%16.9%
Individë të tjerë25,000 - 1,000,000200 - 9,00016%16%18%17.9%

Komisioni vjetor:

Kartëmbajtësi është i detyruar të bëjë një pagesë minimale të detyrimit mujor, brenda datës 15 të muajit pasardhës. Nëse data 15 është ditë pushimi për Bankën, pagesa do të kryhet në ditën pasardhëse të punës. Pagesa minimale e detyruar llogaritet si shumatore e  5% të vlerës së transaksioneve të kryera në POS, transferta me kartë, apo tërheqje në ATM, plus 5 % të vlerës së këstit mujor, plus vlerën e plotë të komisioneve si dhe të të interesave të aplikuara gjatë muajit.

Shembull (LEK):

Shuma e përdorur është 50,000 Lekë

Komisioni vjetor: 1,000 Lekë

Shuma minimale për t'u paguar = 50,000 Lekë * 5% + 1,000 Lekë = 3,500 Lekë

Shembull (€):

Limiti i Kartës së Kreditit 500 €

Komisioni vjetor: 7 €

Shuma minimale për t'u paguar = 500 € * 5% + 7 € = 9.5 €

Përllogaritja e interesave për shumën e përdorur:

Shembull (LEK):

Limiti i Kartës së Kreditit 50,000 Lekë

Shuma e interesit për t'u paguar = 50,000 Lekë * 17% * 30 / 365ditë = 698.63 Lekë

Shembull (€):

Limiti i Kartës së Kreditit 500 €

Shuma e interesit për t'u paguar = 500 € * 17% * 30 / 360 ditë = 7.09 €

Penalitet për shlyerje të vonuar:

33% mbi shumën minimale të papaguar për ditët në vonesë

Shembull (LEK):

Detyrimi minimal: 1,000 Lekë

Shuma e paguar nga klienti: 0

Shuma e pagesës minimale të detyruar të papaguar: 1,000 Lekë

Shuma e interesit penalitet për t'u paguar = (1,000 Lekë * 33% * 30 ditë / 365 ditë) = 27.12 Lekë

Shembull (€):

Detyrimi minimal: 10 €

Shuma e paguar nga klienti: 0

Shuma e pagesës minimale të detyruar të papaguar: 10 €

Shuma e interesit penalitet për t'u paguar = (10 € * 33% * 30 ditë / 360 ditë) = 0.27 €