Raiffeisen Bank inauguroi diten e djeshme ambjentet e reja të degës së saj në qytetin e Beratit. Raiffeisen Bank e konsideron sherbimin ndaj klienteve te saj mjaft të rëndësishëm, dhe përmiresimi i kushteve të shërbimit është në prioritetet e saj. Tashmë bizneset dhe klientët individë në qytetin e Beratit, do te marrin shërbimin cilesor nga stafi i kualifikuar i degës, në degën e re me kushte dhe standarte të larta.
Në ceremoninë e inaugurimit morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Raiffeisen Bank, Z. Christian Canacaris, Kryetari i Bashkisë Berat, Z. Petrit Sina, Z. John McNaughton, Anëtar Bordi për Retail dhe Znj. Elona Koci, Anëtare Bordit për Korporatat dhe SE ne Raiffeisen Bank. Në këtë kuadër, u organizuan dhe takime me klientë të bankës, përfaqësues të biznesit dhe institucioneve të qytetit të Beratit gjithashtu prezent ne kete event.
“Raiffeisen Bank në Shqipëri mbetet një nga bankat më të mëdha në vend. Ne vazhdojmë të investojmë në ekonomi përmes produkteve të kredise që u ofrojmë klientëve tanë individe dhe biznese. Ne jemi këtu për t'ju ndihmuar qe të zhvilloni biznesin tuaj, ose nëse rast se keni nevojë për një zgjidhje financiare personale, ne kemi përgjigjen e duhur për nevojat tuaja. Në këtë mënyrë do të kontribuojmë së bashku në zhvillimin e mëtejshëm të vendit.”, tha ndër te tjera në fjalën e tij Z. Canacaris. Z. Sina falenderoi Z. Canacaris për mbështetjen e vazhdueshme dhe kontributin që Raiffeisen Bank ka dhënë jo vetem ne zhvillimin e biznesit ne qytetin e Beratit por edhe në projektet për komunitetin.