Skip to main content

Dhënie Pëlqimi - Bankieri Online

Me pranimin e kushteve të punës për përdorimin e platformës Bankieri Online, deklaroj se jap miratimin tim për përpunimin e mëtejshëm të informacionit të dhënë prej meje, i cili  përfshin emër, mbiemër, numri i sigurimeve shoqerore, numri i telefonit, adresë email-i, numri unik i identifikimit në bankë dhe vendndodhja e përdoruesit, në rastin kur ky i fundit zgjedh që të bëjë të ditur vendndodhjen e tij nga Raiffeisen Bank, vetëm për qëllimin e kontaktimit nga ana e Bankës për të më ndihmuar dhe orientuar në procesin e zgjedhjes së produkteve dhe shërbimeve që më nevojiten.

Jam i qartë se me dhënien e pëlqimit për  përpunimin e të dhënave të deklaruara nga ana ime do të kem mundësi të kontaktohem nga bankieri personal ose operatori nga qendra e kontaktit, për të aplikuar për produktet, dhe/ose për të marre shërbimet nëpërmjet platformës Bankieri Online.

Nëpërmjet kësaj deklarate, unë jap pëlqimin tim të pakushtëzuar që Raiffeisen Bank të përpunojë të dhënat e mia personale dhe të më kontaktojë, nëpërmjet. i) sms ii) Telefonimit iii) e-mailit iiii) video-telefonatës. Jam dakord që informacioni im do të përdoret për të më dhënë informacion mbi shërbimet e ofruara në këtë platformë, të tilla si dërgimi i mesazheve, thirrjeve audio dhe video, dërgimi i dokumenteve të ndryshme, si dhe veprime dhe komunikime të tjera që janë aktivizuar ose do të aktivizohen në të ardhmen nga Bankieri Online. Banka mund të shkëmbejë të dhënat e mia me njësitë e rrjetit të Grupit Raiffeisen, partnerët kontraktues të Bankës.

Jam i vetëdijshem se të dhënat e mia, të deklaruara në këtë formë, ruhen nga Banka për një afat 2 mujor, në funksion  të marrjes së shërbimit të lartëpërmendur. Të dhënat e mia do të fshihen nga ana e Bankës me përfundimin e afatit të ruajtjes.

Gjithashtu në cdo moment pasi kam dhënë vullnetarisht informacionin e kërkuar në keto fusha specifike, më lind e drejta që, nëpërmjet një kërkese pranë Raiffeisen Bank sh.a , të aksesoj këto të dhëna si dhe të kërkoj, bllokimin, korrigjimin apo fshirjen e tyre  në përputhje me parashikimet e bëra në Ligjin Nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i cili zevendesohet me Ligjin nr.124/2024 date 19.12.2024 “Per mbrojtjen e te dhenave personale”.

Jam i qartë se nuk jam i detyruar të jap pëlqimin tim për opsionet e ofruara në këtë deklaratë dhe kam të drejtë të tërheq pëlqimin në çdo kohë. Në ate rast të dhenat e mia personale nuk do të ruhen dhe nuk do të përdoren për qëllime të tjera.

Jam në dijeni  që mund të mësoj më shumë rreth të gjitha rregullave të përpunimit të të dhënave personale në faqen e internetit të Raiffeisen Bank sh.a https://www.raiffeisen.al/en/ në adresën  https://www.raiffeisen.al/en/about/pages/data-protection/

Për çdo ankesë lidhur me mbrojtjen e të dhënave personale, mund t’i drejtohem “Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të dhënave Personale”.