Programi Intership

Je lodhur nga teoria? Fillojmë praktikën!

 

Ne në Raiffeisen Bank besojmë në rëndësinë e investimit tek të rinjtë e talentuar dhe përgatitjen për karrierën e tyre. Ju keni mundësinë të zbuloni më shumë rreth vetes duke marrë pjesë në një nga programet që ofrojmë për studentët. Përfundimi i një praktike në Raiffeisen Bank do të thotë të mësosh të punosh në një ekip me mbështetjen e profesionistëve me përvojë.

Si një bankë lider në treg, ne synojmë transmetimin e përvojës sonë në gjeneratat e ardhshme. Rreth 300 studentë në vit i drejtohen Bankës sonë dhe na ndihmojnë të ofrojmë shërbimet dhe produktet më të mira në treg. Ju mund të jeni një dëshmi e kulturës sonë të punës, zgjidhjeve novatore dhe vlerave që ne kemi.

Ofrojmë praktikë tre-mujore në fusha të ndryshme, ku studentët mund të krijojnë një bazë të fortë të njohurive për strukturën bankare, modelin e punës, procedurat etj.

Mund të aplikoni përmes zyrës së karrierës në universitetin ku studioni, ose këtu.