• RBI fitoi çmimin prestigjioz rajonal për të dymbëdhjetën herë në 15 vitet e fundit
• Raiffeisen gjithashtu "Banka më e mirë" në Bosnjë dhe Hercegovinë, Rumani, Sllovaki dhe Ukrainë
Raiffeisen Bank International AG (RBI) u emërua "Banka më e mirë në Evropën Qendrore dhe Lindore" nga "Global Finance" në kuadër të "Bankave më të mira të botës 2018" . Revista e famshme financiare e dha këtë titull prestigjioz rajonal për RBI për herë të dymbëdhjetë në 15 vitet e fundit.
Për më tepër, bankat e saj vartëse të RBI në Bosnje dhe Herzegovinë, Rumani, Sllovaki dhe Ukrainë u përzgjodhën si "Banka më e mirë" në tregjet e tyre përkatëse.
"Çmimi Banka më e mirë në Evropën Qendrore dhe Lindore është një nder dhe një detyrë për të vazhduar përpjekjet tona për cilësinë dhe ofrimin e shërbimeve dhe produkteve të klasit të parë në të gjithë rajonin", tha Johann Strobl, Drejtor i Përgjithshëm i RBI. "Çmimi gjithashtu pasqyron pozicionin dhe performancën tonë të mirë strategjike".