Njoftim për të gjithë klientët!
Pas tërmetit të fuqishëm që përfshiu të gjithë vendin në orët e para të ditës së sotme, Banka Raiffeisen solidarizohet me popullin Shqiptar dhe veçanërisht të prekurit nga tërmeti.
Gjithashtu njofton se për ditën e sotme në rrjetin e degëve Raiffeisen Bank Albania orari i shërbimit me klientët do të jetë deri në orën 13:30.
Degët ne qarkun e Durrësit do te qëndrojnë te mbyllura deri në nje njoftim te dytë;
Në Tiranë degët që do të funksionojnë me shërbim të kufizuar do të jenë:
- Dega Rruga e Kavajës,
- Dega Abdyl Frashëri
- Dega 21 Dhjetori
- Dega Rruga Bardhyl
- Dega Bulevardi Zogu i parë
- Agjencia Vila Goldi
- Agjencia Ali Demi
- Agjencia Brryli
- Dega Laprakë
- Dega Kamëz
- Dega Ferit Xhajko
- Agjencia Doganore Tiranë
Në distriktin e Veriut degët që do të qëndrojnë hapur do të jenë:
- Dega Shkodër
- Agjencia Koplik
- Dega Lezhë
- Dega Rrëshen
- Dega Pukë
Në pjesën tjetër të vendit degët do të funksionojnë me shërbime të kufizuara. Shërbimet kryesore që do të ofrohen janë:
- Transaksionet cash
- Pagesat
Në këtë kohë të vështirë ne jemi këtu për ju!