Raiffeisen Bank mbeshtet Festivalin Evropian te Kenges 2008


10.5.2008

Raiffeisen International Bank-Holding AG ishte sponsori kryesor i Festivalit te 53-te Evropian te Kenges 2008 qe u zhvillua ne Beograd. Kjo eshte ngjarja e trete e madhe e sponsorizuar nga Raiffeisen International pas Kampionatit Boteror te Hokejt ne Akull ne Moske dhe Kampionatit Evropian te Patinazhit Artistik qe u zhvillua ne Zagreb ne Janar. Bankat Raiffeisen dhe kompanite e Leasing-ut ishin “Partner prezantues” ne 12 vende te Evropes Lindore dhe Qendrore – Shqiperi, Bjellorusi, Bosnje dhe Hercegovine, Bullgari, Hungari, Kazakistan, Moldavi, Rumani, Rusi, Serbi, Slloveni dhe Ukraine. Vete Raiffeisen International e prezantoi finalen e Festivalit ne stacionin televiziv Austriak ORF, drejt per drejt te Shtunen, ne 24 Maj.

Shqiperia u zgjodh gjate gjysem-finales se dyte ne 23 Maj dhe u perfaqesua nga kengetarja e re 16-vjeçare Olta Boka. Ajo fitoi Festivalin Kombetar te Kenges ne Shqiperi dhe nderkohe qe konkuroi ne naten e dyte gjysem finale fitoi nje vend per ne finale ne daten 24 Maj dhe u rendit ne vendin e 17-te nder 25 te tilla. Ajo ishte kengetarja me e re qe perfaqesonte nje vend ne Festivalin Evropian te Kenges 2008.

""Festivali Evropian i Kenges eshte nga ngjarjet me te medha qe bashkon te gjtihe Evropen para televizionit. Ai u drejtohet nje numri te mdh shikuesish te ndryshem dhe na jep ne nje platforme te shkelqyer komunikimi drejt me shume se 14 milione klienteve tane si dhe klienteve te ardhem ne Evropen Qendrore dhe Lindore"", tha Michael Palzer, Drejtor i Komunikmeve ne Raiffeisen International.

Festivali Evropian i Kenges ka nje tradite dhe trashegimi te pasur qe nga viti 1956. eshte nje nga programet me te vertete pan-Evropiane te transmetuara live nepermjet rrjetit satelitor Eurovision ne kohe reale dhe shikohet nga me shume se 100 milione shikues neper Evrope e me gjere.

* * * * *

 

Raiffeisen International operon nje nga rrjetet me te medha bankare ne Evropen Qendrore dhe Lindore. 17 tregje te Evropes mbulohen nga filialet bankare, kompanite lizingut financiar dhe nje numer institucionesh te tjera te sherbimeve financiare. Mbi 14 million klienteve u sherbehet nepermjet me teper se 3000 njesish biznesi. Raiffeisen International eshte nje filial teresisht i konsoliduar i Raiffeisen Zentralbank Österreich AG (RZB), i cili zotëron 68.5 për qind të fondit të përbashkët. Aksionet tregtohen në Bursën e Vjenës. Grupi RZB është një korporatë udhëheqëse dhe një bankë investimi në Austri dhe institucioni qëndror i Grupit Austriak Bankar Raiffeisen, grupi bankar më i madh në vend.