Raiffeisen Bank ka sponsorizuar aktivitetin “Mbro privatesine tende gjate lundrimit ne internet”, nje iniciative kjo e Komisionerit per te drejten e informimit dhe mbrojtjes se te dhenave ne bashkepunim me Ministrine e Arsimit dhe Sportit”.
Ky aktivitet ishte menduar ne formen e nje konkursi me punime ne pikture dhe ese te nxenesve te shkollave 9-vjecare nga i gjithe vendi. Rreth 500 nxenes nga shkollat e vendit sollen punimet e tyre, nga te cilat ato me te mirat u ekspozuan sot ne Galerine e Arteve gjate aktivitetit qe u organizua me kete rast.
Ne ceremonine e sotme moren pjese Zv.Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Znj. Nora Malaj, Ambasadorja e Hollandes ne Shqiperi, Komisioneri i te Drejtes se Informimit dhe Mbrojtjes se te Dhenave, Z. Besnik Dervishi, Drejtoresha e Marketingut dhe Marredhenieve me Publikun ne Raiffeisen Bank, Znj. Vilma Baçe, nxenes e mesues te shkollave nga i gjithe vendi, si dhe perfaqesues te medias.
Gjate ceremonise u shperndane çmime per nxenesit me punimet me te mira. Çmimin Raiffeisen e dorezoi Znj, Vilma Baçe, e cila nder te tjera tha: “Deshiroj qe ne emer te Raiffeisen Bank te pergezoj te gjithe nxenesit qe moren pjese ne kete konkurs dhe qe kane bere keto punime kaq te bukura. Raiffeisen Bank e mbeshteti kete projekt sepse mendojme qe interneti per brezin e sotem eshte po aq i rendesishem per tu informuar po aq sa e rendesishme eshte edhe siguria juaj “
Te gjitha punimet e ketij konkursi do te permblidhen ne nje album, I cili do te perkthehet ne gjuhen angleze dhe do te shfaqet ne faqen zyrtare te Keshillit te Evropes.