Faqet më të vizituara
zbuloni më shumë rreth
shërbimeve dhe produkteve më të klikuara
Raiffeisen Bank
TERMAT DHE KUSHTET E PËRGJITHSHME TË PËRDORIMIT TË KUIK
Këta terma dhe kushte të përgjithshme të përdorimit të KUIK (këtu e më tutje, “TKP”) ofrojnë një tablo të përgjithshme të të drejtave, detyrimeve, si dhe të kushteve të përdorimit të KUIK, dhe përbëjnë një marrëveshje midis Bankës dhe Përdoruesit. Përdoruesi duhet të lexojë dhe pranojë këto TKP përpara se të regjistrohet për dhe përdorë KUIK, dhe Përdoruesi konsiderohet se ka lexuar, kuptuar dhe pranuar këto TKP përpara se të regjistrohet për dhe përdorë KUIK.
KUIK është një shërbim i ofruar nga Banka, që mundëson transferim fondesh, iniciuar dhe urdhëruar përmes një aplikacioni mobil. Përdoruesi mund të përdorë KUIK për të dërguar dhe/ose marrë fonde. Për të përdorur KUIK, Përdoruesi duhet të regjistrohet për KUIK në Bankë ose përmes Regjistrimit Online.
Përdoruesi do të identifikohet në KUIK përmes MSISDN-së të tij/saj. Ky MSISDN do të lidhet me Llogarinë Bankare të Përdoruesit pranë Bankës, dhe do të shërbejë si një “emër përdoruesi” kur Përdoruesi të hyjë në KUIK. Përdoruesi do të aksesojë KUIK duke përdorur MSISDN-në dhe PIN-in e tij/saj.
Përveç transferimit të fondeve, shërbime të tjera të përfshira në KUIK janë: kontrolli i balancës, historiku i transaksioneve, etj. Banka rezervon të drejtën të ndryshojë në çdo kohë, pa ndonjë miratim paraprak specifik nga Përdoruesi, gamën e shërbimeve të ofruara përmes KUIK. Çdo ndryshim i shërbimeve të ofruara përmes KUIK, tashmë të dakorduara siç parashikohet në këto TKP, do t’i komunikohet Përdoruesit nëpërmjet Aplikacionit ose SMS dhe/ose email-it, aty ku është e zbatueshme.
Aplikacioni mund të shkarkohet në dhe përdoret nga çdo Pajisje me një sistem operativ Android ose iOS dhe në përputhje me kriteret teknike të Aplikacionit. Shkarkimi dhe përdorimi i Aplikacionit dhe KUIK është pa pagesë. Bëhet përjashtim për tarifat e ngarkuara nga operatori mobil dhe/ose ofruesit e shërbimit të internetit për përdorimin e internetit, të cilat nuk bien nën përgjegjësinë e Bankës.
Aftësia për të përdorur, dhe performanca e Aplikacionit mund të ndikohet nga përputhshmëria e Pajisjes së përdorur dhe sistemit operativ të saj me kërkesat e Aplikacionit dhe/ose interneti. Këto kërkesa të përputhshmërisë mund të ndryshojnë nga koha në kohë, pa njoftim paraprak për Përdoruesin.
Përdoruesi mund të përdorë KUIK përmes internetit të ofruar nga çdo ofrues interneti, operator rrjeti mobil, Wi-Fi apo tjetër, dhe Përdoruesi është pala përgjegjëse e vetme dhe ekskluzive për pagesën e tarifave të internetit që burojnë nga shkarkimi dhe përdorimi i Aplikacionit. Banka këshillon Përdoruesit të mos përdorin Wi-Fi publikë për arsye sigurie. Përdoruesi mund të përdorë KUIK nga kudo, edhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. Përdorimi i Aplikacionit në këto kushte, do t’i nënshtrohet tarifave të ofruesit të internetit përkatës.
Përdoruesi mund të lëshojë Urdhër Pagesa 24 orë/ditë, 7 ditë/javë për Përdoruesit e tjerë tashmë të regjistruar në KUIK që kanë një llogari bankare rrjedhëse aktive në monedhën shqiptare pranë Bankës. Të gjithë transaksionet të kryer përmes KUIK do të autorizohen, klerohen dhe shlyhen vetëm në monedhën vendase - Leku Shqiptar (ALL), apo çdo monedhë tjetër që mund të lejohet nga Banka në të ardhmen. Me ekzekutimin e suksesshëm të transfertës, edhe Dërguesi edhe Përfituesi, do të marrin një njoftim konfirmimi nga Aplikacioni, dhe një email, aty ku është e zbatueshme, që konfirmon që kjo transfertë është ekzekutuar. Urdhër Pagesat ekzekutohen në kohë reale (menjëherë), janë të pakthyeshme, dhe fondet e dërguara janë menjëherë të disponueshme.
Duke pranuar këto TKP, Përdoruesi deklaron që Banka i ka dhënë atij/asaj të gjithë informacionin në lidhje me KUIK, që i janë vënë në dispozicion të gjithë dokumentet në lidhje me KUIK, dhe që ai/ajo ka kuptuar dhe bie dakord me të gjitha të drejtat dhe detyrimet që lindin nga këto TKP.
Me regjistrimin për KUIK, Përdoruesi konsiderohet se ka pranuar dhe i nënshtrohet pa përjashtim të gjithë ligjeve dhe rregulloreve, si dhe këtyre TPK-ve për përdorimin e KUIK, të tashme ose të ardhme, dhe, Përdoruesi bie dakord të marrë, nga koha në kohë, komunikime nga Banka, në formën e SMS dhe/ose email apo tjetër, ku Përdoruesi informohet në lidhje me KUIK.
Regjistrimi për KUIK mund të bëhet personalisht në Bankë ose përmes një procesi Regjistrimi Online, duke rezultuar përkatësisht në Përdorues me të Drejta të Plota dhe Përdorues të Kufizuar. Banka rezervon të drejtën të refuzojë kërkesën e një individi për t’u regjistruar për KUIK pa dhënë ndonjë arsye për këtë vendim.
Përdoruesi do t’i japë Bankës çdo informacion dhe/ose dokument origjinal që mund të kërkohet nga Banka sipas ligjeve dhe rregulloreve në fuqi, si dhe dokumente të tjerë të cilët konsiderohen të nevojshëm nga Banka për qëllimin e ofrimit të KUIK.
Përdoruesi mund të përdorë KUIK vetëm nga një Pajisje në të njëjtën kohë. Në rast se Përdoruesi dëshiron të përdorë KUIK nga një Pajisje e re, ai/ajo do të kryejë procesin e autentifikimit SMS-OTP të kësaj Pajisjeje të re siç specifikohet më poshtë, duke iu dhënë akses në këtë Pajisje të re. Pasi t’i jepet akses në këtë Pajisje të re, aksesi në Pajisjen e mëparshme revokohet.
Përdoruesi do të regjistrohet për KUIK në Bankë duke plotësuar formularin e regjistrimit, duke dhënë letërnjoftimin dhe çdo informacion tjetër që mund të kërkohet nga Banka dhe duke nënshkruar këto TKP. Me regjistrimin për KUIK, Përdoruesi do të marrë kodin e aktivizimit nga Banka. Pasi të shkarkojë Aplikacionin, Përdoruesi do ta hapë atë dhe do të përfundojë procesin e hyrjes në Aplikacion sipas udhëzimeve të punonjësit të Bankës.
Përdoruesi rekomandohet fuqimisht që ta përfundojë procesin e regjistrimit në degë, në mënyrë që të shmangë çdo problem, duke përfshirë, por pa u kufizuar në skadencën e OTP-së.
Përdoruesi do të shkarkojë dhe hapë Aplikacionin KUIK, duke përzgjedhur opsionin e regjistrimit për KUIK online (“Regjistrohu”). Pas plotësimit të informacionit të kërkuar, dhe pranimit të këtyre TKP-ve, Përdoruesi do të marrë një OTP me SMS. Të gjitha të dhënat e vendosura duhet të përputhen ekzaktësisht me ato të regjistruara në Bankë. OTP-ja duhet të vendoset në Aplikacion brenda 2 (dy) minutash pas marrjes së tij. Nëse Përdoruesi vendos 5 (pesë) here rresht OTP-në e gabuar, Llogaria KUIK do të bllokohet dhe Përdoruesit do t’i duhet të shkojë në Bankë për të zhbllokuar KUIK, dhe të regjistrohet si Përdorues me të Drejta të Plota (shih më sipër). Pasi të vendosë OTP-në, Përdoruesit do t’i kërkohet të krijojë dhe konfirmojë një PIN të personalizuar. Përdoruesit që janë regjistruar për KUIK online do të jenë Përdorues të Kufizuar, të cilët do të kenë përdorim të kufizuar të KUIK, përveç limiteve dhe/ose kufizimeve të zbatueshme për të gjithë Përdoruesit. Pasi të arrihen limitet e zbatueshme për Përdoruesit e Kufizuar, Përdoruesi i Kufizuar nuk mund të dërgojë më fonde, por ende mund të marrë të tilla. Një Përdorues i Kufizuar duhet të shkojë në Bankë për t’u bërë një Përdorues me të Drejta të Plota.
Përdoruesi mund të regjistrohet për dhe përdorë KUIK vetëm pasi të përmbushë kushtet e mëposhtme:
Një Përdorues që regjistrohet për KUIK në Bankë do të ketë të drejtën të zgjedhë llogarinë bankare që do të përdoret me KUIK për dërgimin dhe marrjen e fondeve. Në rastin e Përdoruesve të Kufizuar të regjistruar online, Banka do të zgjedhë një llogari bankare të Përdoruesit, të hapur në Bankë, që përmbush kushtet e mëposhtme:
- duhet të jetë e lidhur me një kartë debiti;
- duhet të ketë balancë të disponueshme >=0;
- duhet të ketë të paktën 1 pagë të kredituar në momentin e aktivizimit të KUIK online.
Përdoruesi mund të dërgojë fonde përmes KUIK, nga Llogaria Bankare e tij/saj te LLogaria Bankare e një Përdoruesi tjetër duke lëshuar një Urdhër Pagesë. Përdoruesi e inicion transferimin e fondeve nga Llogaria e tij/saj Bankare, dhe për këtë qëllim autorizon Bankën të debitojë Llogarinë e tij/saj Bankare, dhe të kreditojë fondet në Llogarinë Bankare të Përfituesit, duke iu nënshtruar limitimeve të përcaktuara në këto TKP dhe disponueshmërisë së fondeve në Llogarinë Bankare të Dërguesit. Dërguesi duhet vetëm të zgjedhë nga lista e kontakteve të tij/saj, MSISDN-në e Përfituesit dhe vendosë shumën që do të transferohet. Dërguesi mund të zgjedhë gjithashtu të përfshijë një mesazh të personalizuar për Përfituesin.
Sapo të dërgohet Urdhër Pagesa, Aplikacioni do të shfaqë një mesazh lidhur me statusin e Urdhër Pagesës. Me ekzekutimin e suksesshëm të Urdhër Pagesës, Përdoruesi do të marrë konfirmim për ekzekutimin e saj në dhe nga aplikacioni, dhe/ose një email, aty ku është e zbatueshme.
Përdorimi i KUIK do të jetë pa pagesë për Përdoruesin, si për dërgimin edhe për marrjen e fondeve.
Përveç limitimeve të vendosura nga legjislacioni përkatës, Banka rezervon të drejtën të vendosë limitime të mëtejshme mbi Urdhër Pagesat.
Banka do të aplikojë limitet e mëposhtme mbi Transfertat, të aplikueshme për të gjithë Përdoruesit (Përdoruesit me të Drejta të Plota dhe Përdoruesit e Kufizuar):
Banka do të aplikojë limitet e mëposhtme mbi Transfertat, të aplikueshme vetëm për Përdoruesit e Kufizuar:
Sapo Përdoruesi i Kufizuar të arrijë një prej limiteve të mësipërme, ai nuk mund ta përdorë më KUIK për të dërguar fonde, por vetëm për të marrë fonde. Për t’u bërë Përdorues me të Drejta të Plota, ai duhet të shkojë në Bankë.
Banka rezervon të drejtën të ndryshojë limitet e mësipërme duke i njoftuar Përdoruesit 15 (pesëmbëdhjetë) ditë përpara ndryshimeve të synuara, përmes kanaleve ekzistuese të komunikimit dhe/ose përmes Aplikacionit KUIK.
Përdoruesi:
Banka:
Banka dhe Përdoruesi do të zbatojnë masa sigurie të nivelit të lartë, teknike dhe organizative, të cilat do të mundësojnë minimizimin e ndërhyrjeve të paautorizuara në KUIK.
Përdoruesi mund të paraqesë ankesa për parregullsi të vërejtura gjatë përdorimit të KUIK brenda 5 (pesë) Ditësh Pune nga data që kjo parregullsi është vërejtur. Ankesat mund të dërgohen me shkrim në zyrat e Bankës, nëpërmjet postës, apo elektronikisht në [email protected] ose në faqen e internetit të Bankës. Banka do të bëjë të gjitha përpjekjet për të zgjidhur problemin, objekt ankese, sa më shpejt të jetë e mundur.
Nëse Përdoruesi kërkon ndihmë apo suport për përdorimin e KUIK apo lindin pyetje gjatë përdorimit të tij, Përdoruesi mund të kontaktojë Bankën në njërën prej alternativave të mëposhtme:
- Duke dërguar një email në: [email protected]
- Duke telefonuar numrin: +35542381381; ose
- Duke dërguar një letër në adresën: Raiffeisen Bank sh.a., Blv. “Bajram Curri”, Qendra ETC, Kati 7, Tiranë.
Të Dhënat Personale të të gjithë Përdoruesve do të mblidhen dhe përpunohen më tej ekskluzivisht për qëllimet e regjistrimit për dhe ofrimit të KUIK. Banka do të përdorë të Dhënat Personale të Përdoruesve vetëm për qëllimet e ofrimit të KUIK Përdoruesve dhe përdorimit të KUIK nga Përdoruesit.
Me pranimin e këtyre TKP-ve, Përdoruesi konsiderohet se ka dhënë pëlqimin e tij/saj eksplicit dhe të qartë për mbledhjen, transferimin, ruajtjen, përdorimin dhe përpunimin e të Dhënave Personale të tij/saj në kontekstin e përdorimit të KUIK.
Me pranimin e këtyre TPK-ve, Përdoruesi do të konsiderohet se ka kuptuar dhe me vullnet të lirë dhe në mënyrë eksplicite autorizon Bankën t’i transmetojë ofruesve të saj shërbimit dhe/ose kontraktorëve të saj për përpunim, të Dhënat Personale të Përdoruesve, për qëllimet e ofrimit të KUIK.
Me pranimin e këtyre TPK-ve, Përdoruesi jep pëlqimin e tij/saj eksplicit për të marrë komunikime lidhur me përdorimin dhe shërbimet e ofruara nga KUIK, me SMS dhe/ose përmes kanaleve të tjera të komunikimit që mund të jenë të disponueshëm edhe për Bankën edhe për Përdoruesin. Përdoruesi ka të drejtë ta tërheqë këtë pëlqim në çdo kohë.
Përdoruesi ka përgjegjësinë të informojë Bankën për çdo dhe të gjithë ndryshimet në të Dhënat Personale dhe/ose informacionin e tij/saj që mund të ndikojnë në përdorimin e KUIK. Përdoruesi duhet të shkojë në Bankë për të njoftuar këto ndryshime. Këto ndryshime të të dhënave mund të bëhen vetëm nga Përdoruesit me të Drejta të Plota. Përdoruesit e Kufizuar, mund t’i ndryshojnë të dhënat e tyre, duke shkuar në Bankë dhe duke u bërë Përdorues me të Drejta të Plota.
Banka dhe Përdoruesi do të zbatojnë siguri të nivelit të lartë, masa teknike dhe organizative që do të bëjnë të mundur miminimizim e ndërhyrjeve të paautorizuara në sistem, ndryshimeve dhe humbjeve të të dhënave.
Banka është përgjegjëse për përmbushjen e të gjithë detyrimeve të parashikuara në legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave personale. Përdoruesi ka të gjitha të drejtat e parashikuara në këtë legjislacion, duke përfshirë, por pa u kufizuar në:
Banka do të mbledhë dhe përpunojë të dhënat e mëposhtme nga Përdoruesit, për regjistrimin për dhe përdorimin e KUIK:
Emër; Mbiemër; Numri i Sigurimeve Shoqërore (“NSS-Numri Personal”); Datëlindje; MSISDN; Numrin e llogarisë bankare të Përdoruesit (IBAN); Operatorin e Rrjetit Mobil të Përdoruesit; Numrin e identifikimit të Pajisjes (i njohur si UDID, ID e Pajisjes dhe/ose ID e Shitësit, në varësi të Sistemit Operues të Pajisjes); Listën e Kontakteve të telefonit të Përdoruesit; Adresa; Adresa e email-it.
Banka do të ruajë të dhënat e Përdoruesit për jo më shumë se 5 (pesë) vjet pas mbarimit të këtyre TPK-ve.
Nëse Banka zgjedh të mos ofrojë më KUIK apo të ndërpresë ofrimin e tij, do të njoftojë Përdoruesit nëpërmjet Aplikacionit, email-it dhe/ose SMS të paktën 15 (pesëmbëdhjetë) Ditë Pune përpara se kjo ngjarje të ndodhë. Me pranimin e këtyre TPK-ve, Përdoruesi bie dakord dhe jep pëlqimin e tij të parevokueshëm që në asnjë rast Banka nuk do të mbajë përgjegjësi kundrejt Përdoruesit për këtë mbyllje dhe/ose ndërprerje.
KUIK mund të ndërpritet apo mbyllet për shkak të mirëmbajtjes, modifikimit, ndryshimeve ose ndërhyrjeve të tjera në KUIK, apo në platformat përkatëse të Bankës, apo për çdo arsye tjetër jashtë kontrollit të Bankës, apo për çdo shkak tjetër që konsiderohet i arsyeshëm nga Banka.
Përdoruesi mund të kërkojë në çdo kohë mbylljen e KUIK. Përdoruesit me të Drejta të Plota mund të mbyllin KUIK duke shkuar në Bankë dhe duke plotësuar formularin përkatës. Përdoruesit e Kufizuar mund të mbyllin KUIK online duke përdorur Aplikacionin.
Përdoruesi mund të çinstalojë/heqë Aplikacionin nga Pajisja në çdo kohë. Ky çinstalim/heqje nuk do të nënkuptojë mbylljen e KUIK. Pas çinstalimit/heqjes së Aplikacionit, të dhënat e transaksioneve të Përdoruesit nuk do të humbasin, dhe ky çinstalim/heqje nuk do të ndikojë në asnjë mënyrë përdorimin e KUIK, nëse Përdoruesi e ri-instalon atë.
Banka mund të mbyllë KUIK për një Përdorues për arsyet e mëposhtme:
Banka mund të pezullojë përkohësisht KUIK, dhe të bllokojë aksesin në të për një Përdorues për të ruajtur sigurinë e tij/saj:
Banka rezervon të drejtën të ndërpresë përkohësisht transfertat në përgjithësi, apo ndaj Përfituesve specifikë apo nga Dërgues specifikë. Në këtë rast, Përdoruesi nuk do të lejohet të iniciojë një Urdhër Pagesë duke u njoftuar paraprakisht nga Aplikacioni.
Banka, vetëm në gjykimin e saj, rezervon të drejtën të shtojë, modifikojë dhe/ose heqë sisteme operative mobile të caktuara nga Aplikacioni, të shtojë dhe/ose heqë suportin për sisteme operative mobile të caktuara dhe të mos lejojë akses në Aplikacion nga sisteme operative mobile të caktuara.
Përdoruesi është përgjegjës për ruajtjen e konfidencialitetit të PIN-it, kodit të aktivizimit, OTP-së të tij/saj dhe sigurinë e Pajisjes dhe/ose MSISDN-së (karta SIM) të tij/saj. Përdoruesi nuk duhet t’i japë PIN-in, kodin e aktivizimit, OTP-në, Pajisjen dhe/ose MSISDN-në e tij/saj asnjë personi të paautorizuar dhe do të marrë të gjithë hapat e nevojshëm për të parandaluar personat e paautorizuar të mësojnë ndonjë nga të mësipërmet, dhe/ose të përdorin apo marrin në posedim Pajisjen apo MSISDN e Përdoruesit.
Përdoruesi do të njoftojë Bankën sa më shpejt të jetë e mundur, nëse ai/ajo dyshon që një person i paautorizuar është vënë në dijeni të PIN-it, kodit të aktivizimit, OTP-së së tij/saj, ose që ata së bashku me Pajisjen dhe/ose MSISDN-në e Përdoruesit janë vjedhur, dhe janë përdorur për të kryer transferta të paautorizuara përmes KUIK, dhe Banka do të pezullojë përdorimin e KUIK, dhe Përdoruesi do të shkojë në Bankë për të riaktivizuar KUIK. Në këtë situatë, Përdoruesi i Kufizuar duhet të bëhet Përdorues me të Drejta të Plota në mënyrë që Banka të riaktivizojë KUIK.
Nëse Përdoruesi dyshon ndonjë nga sa më sipër, ai/ajo mund të ndryshojë/rikrijojë PIN-in e tij/saj duke përdorur Aplikacionin.
Nëse Përdoruesi nuk e njofton Bankën menjëherë sapo të vërejë një veprim abuziv me PIN-in, kodin e aktivizimit, OTP-në, Pajisjen, MSISDN-në e tij/saj, apo vjedhjen e ndonjërës prej tyre, atëherë Përdoruesi do të mbahet përgjegjës për të gjitha Urdhër Pagesat dhe/ose Transfertat e lëshuara dhe/ose ekzekutuara, deri në momentin që Banka është njoftuar nga Përdoruesi për këto ngjarje.
Banka nuk do të mbajë përgjegjësi në rastin e:
Banka nuk garanton që aksesi në KUIK dhe përdorimi i tij do të jetë i pandërprerë dhe pa gabime, apo që defektet, nëse ka, do të korrigjohen, dhe Banka nuk jep premtime apo garanci për saktësinë, besueshmërinë, aktualshmërinë, cilësinë, plotësinë, dobinë, performancën, sigurinë apo përshtatshmërinë e KUIK.
Banka nuk është përgjegjëse ndaj Përdoruesit apo çdo personi tjetër për dëmet e çfarëdo lloji që lindin nga apo në lidhje me përdorimin e KUIK, përveç nëse specifikohet ndryshe në këto TKP.
Përdoruesi është përgjegjës për mirëmbajtjen e Pajisjes që ai/ajo përdor për të aksesuar dhe përdorur KUIK, dhe pagesën për këto pajisje dhe kostot e telekomunikacionit.
Përdoruesi është përgjegjës për të gjitha Urdhër Pagesat e lëshuara dhe transaksionet e kryera nga Pajisja e tij/saj dhe/ose nën PIN-in e tij/saj, dhe do të zhdëmtojë/mbrojë Bankën kundrejt të gjithë pretendimeve të bëra në lidhje me këto Urdhër Pagesa.
Pa u kufizuar në sa më sipër, Banka nuk garanton që KUIK do të përputhet me kërkesat e Përdoruesit; që KUIK do të jetë i disponueshëm në çdo kohë ose vend, i pandërprerë; apo që defektet apo gabimet do të korrigjohen.
Banka nuk është përgjegjëse për shkeljet e sigurisë, hacking, malwares, rreziqet, dëmet, humbjet dhe të gjitha pasojat e tjera të këqija dhe/ose të padëshiruara që vijnë nga përdorimi i Aplikacionit nga një Pajisje që i është bërë root dhe/ose jailbreak. Përdoruesi që përdor Aplikacionin nga një Pajisje të cilës i është bërë root dhe/ose jailbreak duhet të konsiderojë dhe do të jetë përgjegjësi i vetëm dhe ekskluziv për të gjitha shkeljet e sigurisë, hacking, malwares, rreziqet, dëmet, humbjet dhe të gjitha pasojat e tjera të këqija dhe/ose të padëshiruara të lidhura me përdorimin e një Pajisjeje që i është bërë root dhe/ose jailbreak.
KUIK, Aplikacioni, gjithë software i lidhur me të, dhe të gjitha të drejtat e regjistruara ose të paregjistruara, të drejtat e autorit, sekretet tregtare, përmbajtja, know-how, dhe të gjitha të drejtat e tjera të pronësisë intelektuale në KUIK apo të lidhura me të janë dhe do të mbeten pronë ekskluzive e Bankës ose e ofruesve të shërbimit/licensuesve/kontraktorëve të saj.
Të gjitha markat tregtare, logot, sloganet dhe motot e përfshira në KUIK janë pronë e Bankës ose e ofruesve të shërbimit/licensuesve/kontraktorëve të saj. Të gjitha markat tregtare, logot, sloganet dhe motot e tjera të përfshira në KUIK, nëse ka, janë pronë e pronarëve të tyre përkatës. Çdo përdorim i sa më sipër, pa autorizimin e duhur nga pronari përkatës, është i ndaluar shprehimisht. Përveç kur parashikohet ndryshe në mënyrë specifike në këto TKP, asgjë në këto TPK dhe/ose përdorimi i KUIK nuk duhet të interpretohet si dhënie e një license ose të drejte për të përdorur një markë tregtare, logo, slogan apo moto që shfaqet në KUIK pa lejen e shprehur me shkrim të Bankës apo të pronarit përkatës.
Përdorimi i KUIK, nuk lejon Përdoruesin, dhe Përdoruesi bie dakord që të mos: kopjojë, riprodhojë, modifikojë, shpërbëjë, çmontojë dhe rikrijojë ose të përpiqet të zbulojë një kod programimi apo kod burimi të përdorur në ose në lidhje me KUIK ose të përdorë KUIK përveç se siç lejohet në këto TPK. Banka rezervon të gjitha të drejtat që nuk jepen shprehimisht në këto TPK në lidhje me KUIK.
Banka mund të rishikojë këto TKP në çdo kohë nën vetëm gjykimin e saj, dhe do të njoftojë Përdoruesin siç parashikohet në këto TPK.
Banka rezervon të drejtën të mbyllë KUIK dhe/ose të modifikojë funksionalitetet e tij, apo politikat e tij në çdo kohë.
Përdoruesit mund t’i duhet të instalojë përditësimet e Aplikacionit që mund të dalin nga koha në kohë, në mënyrë që të vazhdojë të përdorë siç duhet KUIK.
Banka nuk do të japë vërtetime pagese të printuara për Transfertat e kryera përmes KUIK. Konfirmimi për kryerjen e suksesshme të Transfertave do të jepet përmes Aplikacionit dhe email. Transfertat e kryera përmes KUIK do të listohen gjithashtu edhe në nxjerrjen e llogarisë së Llogarisë Bankare së Përdoruesit të lëshuar nga Banka.
Këto TPK janë hartuar dhe do të zbatohen në përputhje me legjislacionin shqiptar. Në rast mosmarrëveshjesh, të cilat mund të mos zgjidhen në mënyrë miqësore mes Bankës dhe Përdoruesit, gjykata ekskluzive për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve do të jetë Gjykata e Rrethit Tiranë.
Kuptoj se të dhënat e mia personale, të deklaruara në këtë formular dhe/ose në çdo dokument tjetër (formular/kontratë) të nënshkruar apo deklaruar pranë Bankës, në lidhje me dhe për qëllime të ofrimit të KUIK, janë të dhëna të detyrueshme, të cilat do të përpunohen nga kjo e fundit me standardet më të larta të sigurisë si dhe konform parashikimeve ligjore ne fuqi, vetëm për qëllimin e ofrimit të KUIK dhe/ose për të përmbushur një detyrim ligjor që Banka mund të ketë, bazuar në aktet ligjore dhe rregullative në Republikën e Shqipërisë. Kuptoj se mbetet detyrim i imi të përditësoj këto të dhëna, sa herë që do të ndryshohen. Gjithashtu, deklaroj se jam njohur me faktin se kam të drejtë, që në çdo kohë, me anë të një kërkese paraprake me shkrim, t’i kërkoj Bankës që të korrigjojë apo të fshijë të dhënat e mia personale.
Përpunimi i të dhënave personale
Deklaroj se informacioni i dhënë nga ana ime në ketë aplikim është i vërtetë dhe i saktë.
Une shpreh pëlqimin tim që Banka të mbledhë të dhënat e mia personale si më sipër si edhe t’i përpunojë më tej ato vetëm për qëllimin e ofrimit të KUIK për të cilin po aplikoj. Kuptoj se çdo e dhënë personale lidhur me personin tim do të trajtohet me nje nivel sigurie të standardeve më të larta në përputhje të plotë me parashikimet e Ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij, si edhe përputhje me parashikimet e bëra në “Rregulloren e Përgjithshme Europiane Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” (“GDPR”). Gjithashtu, deklaroj dhe jap miratimin tim për përpunimin e mëtejshëm të të dhënave personale nga ana e Bankës duke i transferuar këto të dhëna drejt palëve kontraktore të cilat mund të jenë në cilësinë e përpunuesit në kuadër, të çeljes, mirëmbajtjes dhe administrimit të llogarisë rrjedhëse. Në këtë kuadër, jam njohur me faktin që të dhënat e mia personale i transferohen subjektit CRISP Centralised Raiffeisen International Services & Payments S.R.L me seli në Bukuresht- Rumani, në mënyrë që Banka të ushtrojë vigjilencën e duhur si edhe të zbatojë detyrimet e tjera që burojnë nga legjislacioni në fuqi në fushën e parandalimit të pastrimit të parave. Autorizoj në mënyrë të shprehur Bankën që të ruajë të dhënat e mia personale për një afat deri në 5 vite pas mbylljes së marrëdhënies së biznesit mes meje dhe Bankës. Jam njohur nga Banka me faktin që për çdo pyetje apo informacion lidhur me mënyrën e përpunimit të të dhënave të mia personale kam të drejtë të dergoj e-mail në adresën elektronike: [email protected]
Gjithashtu, kuptoj se bazuar në dispozitat e GDPR dhe Ligjit “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” si dhe akteve nënligjore të nxjerra në zbatim të tij, une mund të ushtroj në çdo kohë të drejtën për akses, drejtën për të kërkuar kërkuar bllokimin, korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale që përpunohen nga ana e Bankës. Gjithashtu në çdo kohë ruaj të drejtën për t’u ankuar tek Komisioneri për të Drejtën Informimit dhe Mbrojtjen të Dhënave Personale” dhe ruaj të drejtën për t’u tërhequr nga dhënia e pëlqimit për përpunim të të dhënave
Përpunimi i mëtejshem i të dhënave personale
Jap miratimin tim të pakushtëzuar që Raiffeisen Bank të përdorë të dhënat e mia personale për qëllimin e përfitimit nga ana ime të ofertave promocionale, si pjesë e paketës së produkteve/shërbimeve që Banka ofron (apo do të ofrojë në të ardhmen) nëpërmjet një apo disa prej kanaleve të informimit, duke përfshirë por pa u kufizuar në: i) postë zyrtare ii) SMS iii) telefonatë iv) postë elektronike etj. Në këtë kuadër, autorizoj Raiffeisen Bank që, duke respektuar standardet më të larta të sigurisë, si dhe bazuar në dispozitat ligjore dhe rregullative në fuqi, të delegojë përpunimin e mëtejshëm të të dhënave të mia personale, duke i transferuar këto të dhëna tek palë të treta të specializuara për këtë qëllim. Gjithashtu deklaroj se jam njohur me të drejtën që në çdo kohë të kërkoj nga Banka revokimin e këtij miratimi.
Konfirmoj që kam lexuar, kuptuar dhe pranuar këto TKP
zbuloni më shumë rreth
shërbimeve dhe produkteve më të klikuara
Raiffeisen Bank

Si mund t’ju ndihmoj?
Kliko këtu