Ju po aplikoni per produktin Karte Debiti
Leshimi i kartes
- Duke u bazuar në kete Aplikim, Banka lëshon karta debiti (më poshtë “Karta”) për Titullarin e Llogarisë, në përputhje me ligjet dhe rregulloret e Bankës.
- Titullari i Llogarisë është përgjegjës për saktësinë e informacionit të dhënë në Aplikimin për Llogaritë Rrjedhëse dhe Kartat e Debitit, per titullarin e llogarisë, dhe për rinovimin e këtyre të dhënave në rast të ndonjë ndryshimi.
- Titullari i Llogarisë jep miratimin e tij për debitimin e gjithë zërave (transaksionet e kartës, tarifat dhe kostot e tjera), që lidhen me lëshimin dhe përdorimin e Kartës, në Llogarinë e Titullarit për të cilën janë lëshuar kartat (me poshtë “Llogaria e Titullarit”).
- Banka përcakton limitet për tërheqjet cash dhe pagesat për secilën Kartë.
Pranimi i Kartës
- Kartëmbajtësi pranon Kartën personalisht në degën e Bankës ku mban llogaritë dhe zakonisht kryen veprime me Bankën.
- Kartëmbajtësi do të marrë një zarf i cili permban ne brendesi karten nëpërmjet degës së Bankës,se bashku me Numrin Personal të Identifikimit (më poshtë PIN).
- PIN-i është vetëm për Kartëmbajtësin. Kartëmbajtësi është i detyruar të ruajë fshehtësinë e PIN-it ndaj të tretëve.
Përdorimi i Kartës
- Kartëmbajtësi ka të drejtë të tërheqë fonde nga Llogaria e Titullarit deri në limitin e caktuar.
- Kartëmbajtësi ka të drejtë të përdorë Kartën brenda territorit të Republikës së Shqipërisë si edhe jashtë tij, për të blerë mallra dhe/ ose shërbime nga tregtarët me anë të pikave të shitjeve elektronike (me poshtë “POS”), për tërheqjet cash nga Bankomatet, në sportelet në bankë (shërbimi Cash Advance), si dhe zyrat e këmbimit që paraqesin simbolet e brandit te kartes.
- Banka ka përcaktuar numrin maksimal të transaksioneve cash dhe numrin maksimal të transaksioneve jo-cash që mund të kryhen me Kartën brenda një periudhe kohe të caktuar.
Nese numri juaji i telefonit eshte i azhornuar ne sistemin tone, ju do te njoftoheni permes nje sms kur karta juaj te jete gati. Nese jo, lutem te kontaktoni Contact Center ne numrat e telefonit +355 4 2227262, +355 4 2381381 per t’u informuar.
Ju mund te informoheni per kushtet e pergjithshme te punes ne faqen zyrtare te Raiffeisen Bank.
Tarifa dhe kushte pune
Per te terhequr karten tuaj te debitit kur te jete gati, ju do te pajiseni dhe firmosni paraprakisht ne dege kontraten e ketij produkti dhe kushtet e plota te punes.
I kam lexuar, i kuptoj dhe i pranoj keto kushte.