Truall dhe Ndërtesë


  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16

Veçori

5000m²
Sipërfaqja

5000m²
Sipërfaqje Trualli

2825m²
Sipërfaqje Ndertese

8541
Zona Kadastrale

45,000,000
Leke

Certifikatë pronësie

Per Shitje

Përshkrimi

Okazion : Çmimi për këtë pasuri ka ndryshuar nga  46,800,000All në  45,000,000All 

Prona ndodhet ne qytetin e Gjirokastres, ne anen lindore te rruges nacionale Tepelene-Gjirokaster, ne pjesen qe shtrihet ndermjet pikes turistike te Viroit ne veriperendim dhe shetitores “18 Shtatori” ne jugperendim, ne distance respektive nga secila prej rreth 700m dhe 2km. Ajo shtrihet ne buze te rruges nacionale, me ballin dhe komunikim direkt me te.Zona perreth prones ka perdorim miks, me objekte te karakterit te biznesit, objekte administrative shteterore, siç eshte komanda e divizionit, si dhe ato çlodhese e rekreative, siç eshte pika turistike e Viroit.Prona  eshte  e llojit Truall dhe Ndertese, me siperfaqe te pergjithshme te regjistruar 5000M2, nga te cilat 2825M2 jane ndertese.

Fabrika

Ndertesa eshte me lartesi 1kat, e tipit kapanon industrial, realizuar me kolona dhe trare metalik, me mure te betoni ne lartesi deri ne 0.5m kombinuar me llamarine te valezuar. Mbulesa eshte kapriate metalike dhe panele me llamarine te valezuar, me çarje per ndriçim.Ndertesa ka lartesi kati deri ne 8m, te pershtatshme per destinacionin qe ka.Brenda saj ndodhen disa makineri per perpunimin e drurit, qe kane sherbyer dikur, kur prona ka qene ne shfrytezim.

Godina e Administrates
Ajo eshte e pozicionuar ne veriperendim te truallit, ngjitur me njeren nga portat hyrese ne prone.
Eshte ndertim 1-2 kat, me forme te germes “L” ne plan dhe dimensione mesatare te brinjeve 11m x 10m, realizuar .me kolona beton arme mbushur me tulla mbuluar me çati me tjegulla.kjo ndertese eshte e perbere nga dy pjese:
- pjesa 1 kat ne te cilen eshte zyra e finances me siperfaqe rreth 26 M2
- pjesa 2 kat ne katin e pare te se ciles eshte ambienti i ekspozites dhe ne katin e dyte zyra e administratorit me siperfaqe rreth 54 M2.
Komunikimi me katin e dyte realizohet nepermjet shkallesh metalike te jashme, te pozicionuara ndermjet kesaj ndertese dhe asaj te fabrikes.

Rifiniturat e brendshme:Ato te zyrave jane shume te mira, te pershtatshme per destinacionin qe ka prona: dyshemeja eshte e shtruar me pllaka gres, muret jane te suvatuar, dritaret dhe dyert jane duralumin.Furnizimi me uje realizohet nepermjet nje pusi te hapur nga klienti.Furnizimi me energji elektrike realizohet nepermjet nje kabine 6kv te ndertuar edhe kjo nga vete pronari. Disa nga avantazhet e prones jane vendodhje e pershtatshme, ne perputhje me destinacionin qe ka prona;Pozicionim atraktiv, komunikim shume i mire me rruge, dalje direkte ne rrugen nacionale Tepelene - Gjirokaster;Balle i mire me rruge, dukshmeri ne distance;Territor i sistemuar dhe i pajisur me infrastrukture;Organizim funksional, ndertesa bashkohore.

Harta

Gerhot, Gjirokastër (2500m nga qendra e Gjirokastres)

Si mund t’ju ndihmoj?
Kliko këtu