Truall dhe Ndërtesë


  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7

Veçori

4
Dhoma

1
Banjo

5028m²
Sipërfaqja

4560m²
Sipërfaqje Trualli

468m²
Sipërfaqje Ndertese

2596
Zona Kadastrale

33,930,000
Leke

Certifikatë pronësie

Okazion

Përshkrimi

 

Okazion: Çmimi për këtë pasuri ka ndryshuar nga   38,600,000 All në  33,930,000 All 

Prona ne fjale perbehet nga Truall dhe Ndertese. Prona ndodhet ne nje zone me reliev fushor, me akses te drejtperdrejte ne anen lindore te saj me Autostraden Tirane-Durres. Rrethimi i prones ne kufirin perendimor dhe jugor eshte me mur blloqe betoni me lartesi rreth 1.5 m, ndersa ne anen veriore dhe lindore me mur beton arme 1.0 m lartesi.Hyrja ne prone realizohet ne kufirin jug-lindor te saj dhe eshte e pajisur me dere rreshqitese metalike me gjeresi 15.0 mMbi truall eshte ndertuar nje objekt 2 kate me sip.gjurme = 44.23 m2. Fasada e tij eshte e veshur me llamarine te xinguar dhe e perbere nga vetrata xhami masiv cilesor me veshje anesore duralumini.  Konstruksioni i nderteses eshte me themele plinta beton/arme dhe kolona dhe trare metalik. Mbulimi i struktures ishte realizuar me panele sanduic. Hyrja ne ndertese realizohet nepermjet hyrjes ne fasaden kryesore drejtperdrejt nga sheshi perpara saj, jashte rrethimit, gjithashtu dhe nga hyrja ne anen perendimore nepermjet sheshit te brendshem te prones. Te dyja hyrjet jane te pajisura me dyer duralumini kombinuar me xham te cilesise se mire.Zona ne te cilen ndodhet prona ka karakter kryesisht industrial dhe komercial.Ndertimet e zones jane kryesisht ndertesa me karakter industrial, komercial dhe tregtare si te tipit: kapanone dhe magazina industriale 1-2 kat, si dhe disa shtepi banimi.Infrastruktura rrugore eshte ne gjendje te mire teknike.   

Harta

Marikaj, Vorë

Si mund t’ju ndihmoj?
Kliko këtu