Skip to main content
2560 × 844
2560 × 844

Llogari bankare krejtësisht online falë platformës My Raiffeisen.al

Për herë të parë në Shqipëri nga Raiffeisen BankShërbimi i shpejtë, i sigurt dhe i vlefshëm për përdoruesitTransformim i vazhdueshëm digjital dhe shërbime novatoreSi pjesë e strategjisë së transformimit të vazhdueshëm digjital dhe ofrimit të shërbimeve novatore Raiffeisen Bank nëpërmjet platformës my.raiffeisen.al ofron mundësinë që çdo njeri (jo klient i bankës sonë dhe shtetas rezident Shqiptar) të hapë një llogari rrjedhëse - plotësisht online.Risia e këtij shërbimi është bashkëpunimi me aplikacionin Evrotrust ku të gjithë mund të regjistrohen dhe të krijojnë firmën e tyre elektronike ku më pas mund të firmosin të gjitha dokumentat e aplikimit, elektronikisht - pa qenë nevoja të paraqiten ne degë dhe të firmosin një dokument fizik!Synimi kryesor është ofrimi i një shërbimi të shpejtë, të sigurtë dhe të vlefshëm për përdoruesit.Krijimi i firmës elektronike do të shërbejë më tej për të kryer shume veprime bankare, të cilat deri më tani kanë kërkuar prezencën e cdo individi në degë për të vendosur marrëdhënien e tyre financiare me bankat.Ofrimi i këtij shërbimi është bazuar në ligjin shqiptar, njohur nga Autoriteti Kombëtar për Çertifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike si një formë alternative e firmosjes së dokumentave për institucionin bankën tonë.Përdoruesi informohet në kohë reale me anë të një njoftimi në aplikacionin mobile për çdo dokument që është në pritje për t’u firmosur nga ana e tij/saj. Gjithashtu përdoruesi ka shikueshmëri të plotë të dokumentave në pritje për firmosje, historikut të dokumentave të firmosur dhe mundësinë për ta parë përmbajtjen e dokumentit para firmosjes.Misioni kryesor i Raiffeisen Bank është të transformojë inovacionin e vazhdueshëm në eksperiencë të shkëlqyer për klientët e saj nëpërmjet alternativave dixhitale dueke e lehtësuar marrëdhënien e tyre me bankën.Raiffeisen Bank është lider në treg sa i përket shërbimeve novatore që i ofron klientëve, duke përmendur këtu platformën digjitale Raiffeisen ON si edhe asistencën bankare të ofruar nëpërmjet Chatbot-it të parë në sektorin bankar në Shqipëri (RONA). Kjo nuk na ndal ne që të vazhdojmë misionin tonë duke ofruar një eksperiencë të shkëlqyer bankare.Ky vit ishte i vështirë dhe sfidues për të gjithë anembanë globit. Dhe sigurisht ky ishte një motivim edhe më i madh për ta çuar përpara rrugën e pashmangshme drejt digjitalizimit.Kolegët e palodhur të bankës po punojnë vazhdimisht për të pasuruar të gjitha platformat e bankës më shërbime sa me efikase për të plotësuar nevojat e klientëve tanë. Së shpejti do të kenë mundësi edhe klietët aktualë të bankës të hapin një llogari të dytë, të marrin kredi si edhe të aplikojnë për karta. Të gjitha këto larg ambjenteve fizike të bankës, mjafton të kenë firmën e tyre elektronike.Aplikacionin Evrotrust mund ta shkarkojë kushdo në telefonin e tij me shumë pak hapa:Shkarkohet aplikacioni Evrotrust MobileKryhet regjistrimi si përdorues i Evrotrust duke përdorur telefonin mobile dhe një Dokument Identifikimi (Kartë ID ose Pashaportë) të vlefshëm dhe jo të dëmtuar.  Në fund të këtij proçesi do të lëshohet një çertifikatë nëpërmjet së cilës mundësohet firmosja elektronike pa kosto për dokumentat e dërguara nga banka. Sugjerime për të mos patur problematika gjatë procesit të regjistrimit:Verifikoni lidhjen me internetin: gjatë proçesit të regjistrimit / për marrjen e dokumentave për firmosjeNdriçimi (as pak, as shumë ndriçim)Memoria e ulët e pajisjes/telefonit në përdorim bën që performanca e telefonit mobile të mos jetë e duhuraPër problematika gjatë proçesit të regjistrimit shërbimi i klientit, në 00355 4 2381 381 është shumë i përgatitur për të udhëzuar klientët në të gjitha hapa e procesit.


  • Njoftim
  • 5 min për t'u lexuar