Komuniteti dhe Aktivitetet

Elevator Lab 2022 Demo Day

Pas dy muaj rrugëtimi u finalizua me sukses edicioni i gjashtë i Elevator Lab 2022 nën sloganin "Përtej Sfidës" ku 8 startup-et finaliste prezantuan para qindra të ftuarve në Demo Day, produktet dhe shërbimet e tyre duke konkuruar për çmimin e madh prej 5,000 EUR, por dhe mundësisë së bashkëpunimit me Raiffeisen Bank. Ne kemi në fokus inovacioinin dhe partneritetet me fintechs startups janë një mundësi e shkëlqyer bashkëpunimi që kontribuon në zhvillimin e ecosistemit vendas në mënyrë që të shtojë vlerë për klientët, komunitetin dhe qëndrueshmërinë e biznesit. Fitues i cmimit prej 5,000 € i këtij edicioni u zgjodh ‘AbaOnline’

 

Key Academy

Skuadra e Inovacionit së bashku me kolegët e Burimeve Njerëzore dhe IT përmbyllën me sukses trajnimin e fundit për Design Thinking me studentët e edicionit të pestë të Key Acadamy në formën e një Innovation Bootcamp.

Me dhjetra studentë nga fusha e IT punuan intensivisht në skuadra të mentoruara nga kolegë të ndryshëm të bankës që janë ambasadorë të Inovacionit,duke ndjekur modulet kryesore të metodologjisë “Design Thinking” për të strukturuar dhe konkretizuar idetë fillestare në një prototip dhe duke paraqitur atë para jurisë. Prezantimet ishin shumë dinjitoze, aq më tepër që trajtonin jo vetëm çështje teknike por si teknologjia mund të kombinohet dhe të shtojë vlerë për çështje mjedisore dhe të komunitetit.

Ky Innovation Bootcamp ishte përmbyllja e një muaji intensive trajnimi dhe mentorimi nga kolegët tanë të cilët ndanë njohuritë e tyre veçanërisht me focus IT dhe të tjera informacione të vlefshme që do ju duhen fillimisht gjatë punës së tyre dhe që do ti zhvillojnë më tej.Më shumë informacion për Key Acadamy mund të  gjeni:Click here

 

 

Rregulli i artë i inovacionit…bëjini njerëzit pjesë të udhëtimit dhe festoni me ata!

Innovation Open Day ishte eventi më i fundit, i organizuar për të mbledhur dhe festuar arritjen e një produkti të ri, i lancuar në fillim të këtij muaji. Së bashku me ekipin kryesor të Cards Tribe, shumë kolegë dhe menaxherë ishin pjesë e këtij eventi të thjeshtë, por domethënës. Ne besojmë fuqishëm në bashkëpunimin si një faktor kyç suksesi dhe se inovacioni nuk mund të arrihet kurrë vetëm, por me njerëz që besojnë në të dhe që besojnë dhe mbështesin njëri-tjetrin. Kjo është një mënyrë për t'i bërë ata pjesë të rrugëtimit të inovacionit, duke i ftuar dhe angazhuar në mënyra të ndryshme.

Nuk është e lehtë t'i bësh gjërat të ndodhin, proçesi nga ideja tek zbatimi është e vështirë është si një maratonë në vetvete, ku lufton, por vazhdon të vraposh sepse fundi është i paçmuar. Mënyra se si ekipet tona festojnë suksesin pas përballjes dhe pranimit të dështimit, gjatë proçesit, është kuptimi i punës dhe angazhimit. Innovation Open Day është thjesht një ditë normale pune, por me fokusin tek inovatorët dhe tek ata që i bëjnë gjërat të ndodhin realisht si dhe reagimet e kolegëve, veçanërisht ata që janë të parët që provojnë dhe përdorin produkte inovative, është vërtet një nga të mirat.

Kur e gjithë puna dhe përkushtimi sjellin vlerë, atëherë ju mund të thoni DONE dhe të gjeni mënyra të reja për të përshkallëzuar zgjidhjen.

THINK BIG – Fuqia e inovacionit në bankë 

Raiffeisen Bank, nëpërmjet produkteve dhe shërbimeve inovatore që sjell vazhdimisht në tregun banker, ka qenë nismëtare e transformimit digjital në vend  Prania në median e dedikuar për fintech dhe startup, që promovojnë dhe informojnë mbi inovacionin në produkte dhe shërbime si dhe partneritetet e suksesshme ndër vite.


INNOVATION PODCAST

është një podcast i ekipit të inovacionit qe përveç mënyrave të tjera të komunikimit është gjithashtu një tjetër qasje dinamike për të ofruar dhe frymëzuar audiencën që është satfi ynë, për tema të ndryshme të inovacionit dhe për të fuqizuar kolegët tanë.

INNVEST SUMMIT

NNVEST Summit është vendi i takimit të bizneseve, inovatorëve, startup dhe ekspertëve të rrjetit INNVEST, për të shkëmbyer njohuri dhe për të zhvilluar ide të reja biznesi.

Ekipi i Inovacionit dhe ambasadorët e inovacionit ishin pjesë e INNVEST Summit duke promovuar edhe Elevator Lab. Aty patëm mundësinë të takojmë sipërmarrësit, të dëgjonim idetë, produktet dhe shërbimet e tyre dhe të përpiqeshim të fokusoheshim në atë që është me interes dhe ndikim për bankën dhe klientët tanë.

DIGITAL DAY ALBANIA

Skuadra e inovacionit së bashku me kolegë nga Divizioni i Burimeve Njerzore dhe IT ishin të pranishëm në Digital Day Albania ku më shumë se 100 studentë aplikuan dhe morën më shumë njohuri dhe informacione rreth digjitalizimit, inovacionit dhe transformimit në bankë.

ICT AWARDS  

Raiffeisen ka mbështetur prej shumë vitesh ICT Awards duke qenë një promotore e inovacionit dhe duke implementuar vazhdimisht partneritete të sukseshme me aktorë të tjerë të ekosistemit. Përveç ofrimit të produkteve dhe shërbimeve inovatore bankare, banka Raiffeisen mbetet gjithmonë e angazhuar për të kontribuar në promovimin e teknologjive të reja, nxitjen e inovacionit përmes sponsorizimit që i bën eventit më të madh kombëtarë në Teknologji - Albanian ICT Awards.

EVENTE TE NDRYSHME

Pjesëmarrja në evente të ndryshme si demo days, startup grind talks, innovation hubs, në mënyrë që të krijohen marrëdhenie dhe të forcohet më shumë ekosistemi dhe lojtarët e tij është një mënyrë komunikimi me të gjithë aktorët kyç të ekosistemit për të kuptuar nevojat dhe problemet që hasen gjatë zhvillimit dhe implementimit të ideve inovatore në vendin tone si dhe për të promovuar më shumë shpirtin sipërmarrës edhe brenda kompanisë.
 

DITA BOTËRORE E SIPËRMARRJES 

Me rastin e Ditës Botërore të Sipërmarrjes u organizua eventi “Rrugëtimi i Sipërmarrjes” me të ftuar nga ekosistemi dhe nga vetë banka, për të sjellë sa më shumë detaje dhe informacione nga sipërmarrës të suksesshëm dhe për të ndarë së bashku rrugëtimin e tyre.

 

 

Inovacion të mbarë!