Shkarko dhe Aktivizo App

Tashme nepermejt aplikacionit mobile Raiffeisen ON, vetem me disa klikime ne celularin tuaj do mundesohet kryerja e transaksioneve bankare ne cdo kohe dhe kudo qe ndodheni.

Shkarkoni tani aplikacionin mobile te Raiffeisen Bank

Funksionon për çdo aparat smartphone, Android (versioni 4.4+) iOS (versioni 8+).

Per te aktivizuar aplikacionin mobile Raiffeisen ON ne celularin tuaj, ju duhet te ndiqni vetem disa hapa te thjeshta…

  • Futuni ne faqen e internetit https://24.raiffeisen.al dhe logohuni me kredencialt tuaja (emer perdoruesi & fjalekalim)
  • Ne menune “Aplikacioni mobile” ne te majten e ekranit tuaj, klikoni butonin “Aktivizo”
  • Nje mesazh me kodin e aktivizimit 6 shifror do t’iu vije nga Raiffeisen Bank ne celular
  • Vendoseni direkt kodin e aktivizimit ne fushen perkatese ne ekranin e kompjuterit tuaj
  • Nje imazh QR do gjenerohet ne ekran
  • Futuni tek aplikacioni mobile qe keni shkarkuar dhe instaluar ne celularin tuaj
  • Poshte ne menune “Mobile” klikoni butonin “Aktivizo Mobile”
  • Do t’iu duhet t’i pergjigjeni pyetjes nese doni t’i jepni aksesin e kameres aplikacionit mobile apo jo
  • Pasi te keni miratuar kete proces, do hapet kamera e celularit dhe do duhet ta drejtoni nga ekrani i kompjuterit tuaj per skanimin e imazhit QR
  • Skanimi do kryet me sukses dhe ne celular do ju kerkohet te krijoni nje PIN 4-shifror
  • Perseriteni edhe njehere PIN-in qe futet per arsye sigurie
  • Nje mesazh do ju shfaqet ne ekran per te konfirmuar se aplikacioni mobile u aktivizua ne menyre te suksesshme.

URIME…Tani jeni gati te hyni dhe te eksploroni aplkacionin mobile me inovativ te sistemit Bankar ne Shqiperi.

Kini parasysh:Nepermjet PIN-it qe do krijoni ju do keni mundesi te logoheni ne aplikacionin mobile, autorizoni transferta te kryera nga aplikacioni mobile apo te krijoni fjalekalime njeperdorimsh per autorizimin e transfertave te kryera nga kompjuteri juaj.